Në janar të vitit 2013, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u akreditua në nivelin e parë në lidhje me emetimin e sasisë së karbonit. Akreditimi për nivelet e karbonit është çertifikim për menaxhimin e karbonit nga aeroportet. Programi vlerëson përpjekjet e aeroporteve për të menaxhuar dhe për të reduktuar emetimet e tyre të karbonit, në katër nivele, Niveli i Përcaktimit, Optimizimit, Reduktimit dhe Neutralizimit.
"Iniciativa të tilla u japin klientëve tanë, palëve të interesuara apo palëve treta më shumë besim, dhe janë dëshmi për angazhimet e TIA-s për ruajtjen e energjisë dhe për reduktimin e emetimeve të gazit, i cili shkakton efektin serë. Aeroporti ka për qëllim të adresojë sfidat e ndryshimeve klimatike, duke vlerësuar dhe zvogëluar emetimet e karbonit si rezultat i operimeve të tij, me qëllim që të arrijë objektin final, nivelin e Neutralizimit, "tha Z. Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve në TIA.
Efektshmëria e energjisë, kursimi i energjisë dhe reduktimi i emetimeve të karbonit tashmë luajnë një rol të madh në zhvillimin e TIA-s dhe strategjisë së biznesit. Sigurimi i burimeve dhe informacionit, si dhe përfshirja e menaxhimit dhe e punonjësve të cilëve u kërkohet arritja e këtyre objektivave, janë aspekte të rëndësishme të Politikës së Energjisë në TIA.
Duke synuar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve, optimizimin e efektshmërisë së energjisë dhe reduktimin e kostos së saj, TIA në bashkëpunim me kompaninë HOCHTIEF AirPort, nga viti 2011 zbaton një projekt për Kursim Energjie, duke zhvilluar mënyra të kursimit të qëndrueshëm të saj. Kompania gjithashtu u kërkon palëve të treta të menaxhojnë efektet mbi mjedisin, energjinë, shëndetin dhe sigurinë në të njëjtin nivel me të, në mënyrë që të kontribuojnë për ecurinë e përgjithshme të Aeroportit. Sistemi i akreditimit e ka zanafillën në qershor 2009, organizuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve të Europës, ACI EUROPE. Gjurmët individuale të karbonit në aeroport janë të verifikuara në mënyrë të pavarur në përputhje me ISO 14064, në bazë të matjeve konkrete.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com