Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka thyer një rekord të ri në trafikun e pasagjerëve, duke mirëpritur 1,191,182 të tillë vetëm për muaji korrik 2024.
Nga pasagjerët e muajit korrik, 840,358 ishin shtetas të huaj, ndërsa 350,824 ishin shtetas shqiptarë.
Ky rekord pasqyron një rritje të konsiderueshme të turizmit në vend por edhe thekson rëndësinë e Shqipërisë si një qendër lidhëse rajonale.
Por jo vetëm përgjatë muajit që lam pas, Aeroporti i Rinazit ka njohur rekord turistësh edhe në shtatë muajt e parë të vitit 2024. Gjithsej nga janari në korrik, aeroporti ka mirëpritur gjithsej 5,982,066 pasagjerëm nga të cilët 3,547,987 udhëtarë janë të huaj dhe 2,434,078 shqiptarë. Numri i pasagjerëve të huaj paraqet një rritje të dukshme prej 1,113,908 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 157% nga janari deri në korrik të 2023, kur numri i pasagjerëve të huaj arriti në 1,378,503. Të dhënat janar-korrik 2024 tregojnë një shpërndarje pasagjerësh ku 60% janë shtetas të huaj dhe 40% shtetas shqiptarë.
Krahas rritjes së numrit të pasagjerëve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës arriti edhe një moment historik të ri operacional në korrik, duke procesuar 126 fluturime në mbërritje dhe 126 nisje brenda një dite, gjithsej 252 fluturime, numër ky më i lartë i regjistruar deri më sot.
Ndërkohë aeroporti po avancon edhe punimet e zgjerimit të terminalit për të rritur kapacitetet e tij. Ndërtimi do të rrisë numrin e portave duke i dhënë mundësinë aeroportit të mirëpresë më shumë pasagjerë në të ardhmen.
Këto arritje të jashtëzakonshme i dedikohen investimeve dhe menaxhimit të Kastrati Group, i cili vazhdon të përmirësojë dhe zgjerojë infrastrukturën dhe shërbimet e aeroportit duke e shndërruar në një faktor kyç të rritjes ekonomike të Shqipërisë.
G.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22