Aeroporti pezull, vendorët e Kukësit 
 "Hapja shpëtim ndaj varfërisë"

Aeroporti pezull, vendorët e Kukësit <br /> "Hapja shpëtim ndaj varfërisë"
Drejtuesit vendor të Qarkut të Kukësit i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të vërë në funksion aeroportin e Kukësit, një vepër që është ndërtuar pas krizës së Kosovës, por që asnjëherë nuk u vu në punë, ndonëse kanë kaluar më shumë se 15 vite.

Sipas autoriteteve vendore, zhvillimi i qytetit verilindor të Kukësit është i lidhur ngushtësisht me hapjen e Aeroportit.
 
Sipas kreut të Këshillit të Qarkut Abedin Oruçi, ky aeroport i plotëson të gjitha kushtet për tu vënë në funksion.

Ndërkohë, funksionalizimi i aeroportit kërkohet edhe nga banorët si e vetmja mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës në zonën më të varfër të këtij rajoni.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi