Afërdita Dreshaj ju tregon
si të stërviteni

Afërdita Dreshaj ju tregon<br />si të stërviteni
Këngëtarja dhe modelja e njohur kosovare Afërdita Dreshaj  mund të konsiderohet si një nga femrat e e njohura më aktive në rrjetet sociale.  

Ajo ndan shpesh foto me adhuruesit që i përkasin jo vetëm karrierës së saj por edhe aspekte nga jeta e përditshme.

Afërdita shpesh na ka treguar se ajo kujdeset shumë për format e saj duke u ushtruar në palestër.



Edhe ditën e djeshme bukuroshja kosovare ka ndarë një foto me miqët e saj në Twitter.

E veshur me rroba sporti Afërdita shihet në një ambjent stërvitjeje. “Le t’ju tregoj juve se si bëhet”, ka shkruar Afërdita, e cila me siguri e ndjen veten si një trajnere sporti duke u ushtruar vazhdimisht në palestër.

Një fanse e saj ka postuar një foto të Afërditës në Twitter duke shkruar se ajo e meriton të jetë një modele e Victoria Secret.

Një kompliment ky që sigurisht i ka pëlqyer shumë Afërditës, e cila ka reaguar e befasuar.

E kuish është ajo modele e cila nuk do të donte të ishte pjesë e Victoria Secret?



(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

3/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve