Këngëtarja e cila është gjendur gjithmonë në krye të lajmeve rozë për risitë që ajo sjell si artiste, por edhe si një modele e përfolur për jetën e saj private, këtë herë paralajmëron fansat për një koncert gjigant.

Së fundmi në rrjetin social “Facebook” ajo ka njoftuar gjithë fansat e saj se do të mbajë koncert më 22 janar në klubin e natës Duplex duke shkruar “ Ju pres të gjithëve Prishtinë, do e kallim”.

Modelja dhe këngëtarja Dreshaj pas suksesit në Amerikë, rikthehet në trevat shqiptare për të realizuar të tjera synime përsa i përket karrierës artistike.

aferdita dreshaj

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
(b.t/shqiptarja.com)