Afërdita Dreshaj në Tiranë, për festën e Pavarësisë

Afërdita Dreshaj në Tiranë, për festën e Pavarësisë
Ndër artistët e shumtë që do të jenë pjesë në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë do të jetë dhe këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Twitter një status në të cilin shkruante: “At the airport...going back to my beautiful #tirana #100VJETSHTET #100yearsALBANIA” , “Në aeroport...duke u kthyer në Tiranën time të bukur”.

aferdita dreshaj

Më pas këngëtarja bukuroshe ka postuar po në këtë rrjet social një foto nga qendra e Tiranës duke thënë se nuk kishte gjë më të bukur në botë.

Me rastin e 100-vjetorit janë parashikuar aktivitete të shumta si dhe një koncert madhështor në të cilin do të performojë edhe këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!