Një protestues (pa maskë) thotë se është prej 40 vjetësh pjesë e protestave. Besmir Malo thotë për Report Tv se armën e ka mësuar në 1997, kur vendi pësoi një nga momentet më delikate. Ai është kundër armatosjes, por përkrah rebelimin.

“Që prej lindjes sime, kam që prej 40 vitesh që protestoj. Në moshën 7-vjeçare u gjenda në ‘72 kur kishim krizën e bukës, në ‘97 m’u desh që të mësoja armët për situatën ku ishim, ‘98 na gjeti me Gërdecin, ‘21 janari’ na gjeti me situatën. Duhet të protestoj sepse në këtë vend nuk kemi hapësirë tjetër përveçse të protestosh ose më saktë, të thuash lirinë e fjalës.

Në këtë vend, të protestosh 360 gradë është e mundur. Në këtë moment gjendem të mbroj jetën, sigurinë në këtë vend sepse të protestosh në këtë vend është të gjendesh, të të heqin një sy, të të hapin kokën. Si nuk mundemi të protestojmë? Nëse na heqin të drejtën e fjalës, e rebelimit...Nuk them të armatosemi se nuk dua t’i përgjigjem dhunës me të njëjtën dhunë”, thotë Malo.


Lajmi kryesor:

Protesta në ditën e 13-të/ Zbehet pjesëmarrja, sulme Kryeministrisë e Kryesisë së Kuvendit! Shënjestrohen biznese te 'Kullat Binjake', molotovë policisë! Shpërndahen me gaz e spray