Afatet e hetimeve, prokurorët: Kompanitë celulare vonojnë përgjigjet

Mos kthimi i përgjigjeve në kohë nga kompanitë celulare për identifikimin e numrave telefonik, numrit IMEI të ceularëve, si dhe përdoruesve të tyre bëhet shkak që prokurorët të mos kryejnë hetime të plotë dhe në kohë.

Është ky shqetësimi i prokurorëve të Tropojës bërë prezent eprorëve të tyre gjatë analizës vjetore, ku ndër të tjera atë rendisin dhe transferimet e shpeshta apo punësimin oficerëve gjyqësore jo profesionist në polici.

Duhet theksuar se zgjatjet e afatit të hetimeve për një numër shumë të madh të procedimeve penale kanë ardhur dhe për shkak të moskryerjes në kohë të veprimeve hetimore të mundshme dhe të nevojshme nga problematikat që lidhen me lëvizjet e shpeshta të oficerëve të Policisë Gjyqësore në seksionin e Policisë së Shtetit, emërimit të oficerëve joprofesionistë në këtë seksion, vonesat që lidhen me administrimin e shkresave dhe kthimit të përgjigjeve nga institucionet e sidomos nga kompanitë e telefonisë celulare.

Thuhet në analizën e prokurorisë

Në këtë qark ku ushtron kompetencat e saj prokuroria e Tropojës rezultin se ka mangësi dhe të ekspertëve kimik për bimët narkotike dhe balistik për armët e zjarrit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital, do t'i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital, do t'i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës