Afati 15 mars për 'Zgjedhoren'! Gjiknuri: Mund ta votojmë edhe në Prill (VIDEO)

Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e reformës zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh se është dakord me financimin miks, por vijoi më tej ai, propozimet që kërkon PD-ja për do të kërkojnë më shumë kohë. Aktualisht, tha Gjiknuri mund të bëhen vetëm disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Duke u ndalur te propozimet për financimin, përfaqësuesi i PS-së vlerësoi faktin që PD-ja është tërhequr nga ideja e financimit 100% nga shteti, ndërsa tha se do të diskutohet për shifrat e ndarjes miks.

"Që në hapat e parë kemi bërë disa propozime që janë mbështetur edhe nga ndërkombëtarët për uljen e tavanit të shpenzimeve të partive në fushatë, tani diskutohet sa do të jetë nga shteti dhe sa nga privatët. Ne jemi për miks, duke shtuar masën për shtetin, por duke lënë një tavan të pranueshëm që u lejon partive të bëjnë fushatë. Gjërat e para mund të adresohen në Kod, ndërsa financimi mbase do të kërkojë më shumë kohë, që të adresohet dhe këtu nuk besoj se do të ketë ndarje. Pjesa e financimit që është më tërësor do të marrë më shumë kohë. Jemi për financimin miks, të gjejmë një shifër të pranueshme balancë"

I pyetur si e gjykon konkretisht propozimin e PD-së për një financim 66% nga shteti dhe 34% nga privati ai tha se "Duket si shumë, pasi mbase mund të gjendet një sistem më i pranueshëm i balancuar mes kontributit shtetëror dhe atij privat. Janë futur elementë të rinj garanci, monitorim më i imët, nga palët e treta, kufiri 50 mijë lekë që të bëhet përmes llogarive bankare. Besoj se do të gjejmë një zgjidhje".

Lidhur me akuzat e PD-së për listat, ai tha se "Këto janë konsiderata politike, kapacitetet aplikuese janë më të mëdha, 170 personal angazhuar për aplikim për kartë. U kërkua nga PD-ja një shifër, që do të vijë zyrtarisht, sa zgjedhës janë pa dokument, nëse është shifër e madhe pse jo nxitje edhe me mënyrat e para që të pajisjen. Nuk ka më dublime në lista, ka një sistem më të mirë të adresave. Asnjë njeri nuk mund të votojë dy herë në Shqipëri. Është shqetësim politik, se në regjistrin e gjendjes civile punojnë të njëjët njerëz që kanë qenë".

Por a do të arrijë tryeza të dalë me një konsensus në 15 mars? Gjiknuri u shpreh se qëllimi është që të arrihet në një marrëveshje në parim, pastaj ndryshimet mund të votohen edhe në prill, pasi nga 2021 kur janë zgjedhjet e radhës ka kohë të mjaftueshme duke shuar shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme. "Ka akoma shumë cështje të pazgjidhura, por mos e shikoni 15 masin si datë që të kemi të gjithë draftin. Duhet të kemi një dakordësi për të gjitha cështjet, procedura e tekstit dhe aprovimi mund të marrë edhe një muaj, por në 15 mars të kemi dakordësi për cështjet dhe më pas ekspertët të zbardhin draftet. Nëse kemi një marrëveshje për të gjitha cështjet është sukses i arritur. Marrëveshja ka rëndësi më pas gjithcka është zbardhje, në Kuvend mund ta aprvojmë edh enë prill kemi kohë edh enjë vit për zgjedhjet e radhës, koha është e mjaftueshme" tha ai.


Lajmi kryesor:

Drafti i PD, palët dakord për financimin miks! 15 marsi në rrezik, PS: Mund ta votojmë në Prill, ka shumë çështje të pazgjidhura


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja