Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bën përgjegjës Albin Kurtin se po e çon vendin drejt zgjedhjeve pas deklaratës së shefit të qeverisë se nëse presidenti zgjidhet sot, të enjten do të kalojë edhe ligji për Dhomat e Specializuara.
Sipas Haradinajt, kryeministri aktual po i jep një goditje UÇK-së duke e lënë në gjysmë ligjin për Gjykatën Speciale.
“Kanë mbetur edhe më pak se 7 orë. S’është ligj i një partie por i 91 deputetëve të kësaj legjislature që e kanë votuar në lexim të parë. Është e pandershme të lihet në gjysmë ky ligj duke e ditur momentin kritik për mbrojtjen e liderëve të UÇK-së. Është momenti të bashkohemi e të mos turpërohemi. Sikurse e pamë sot ranë maskat. Kurti e futi në kurth edhe ligjin, edhe vendin. E futi në kurth. Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së duke e lënë në gjysmë Ligjin për Dhomat e Specializuara në momentin më kritik dhe po e çon vendin në zgjedhje. Kjo është hera e katërt që po e çon vendin në zgjedhje i njëjti person. Sa herë e ka çuar vendin në zgjedhje, e ka lënë qytetarin pa zgjidhjet e nevojshme”, tha Haradinaj.
Lajmi kryesor:
'Votojmë kreun e shtetit sot, Specialen të enjten'- Kurti ofertë PDK-së: Garantoj 62 deputetë, pa President s'mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK-së në Apel! Hamza refuzon: Po shet 'mjegull'










