Pasi kreu i PDK-së, Bedri Hamza refuzoi marrëveshjen e Albin Kurtit, që Glauk Konjufca ose Feride Rushiti të votoheshin për President të Kosovës, kryeministri ka dalë me një tjetër propozim, për t'i dhënë zgjidhje ngërçit politik.
Kurti tha se deputetët e LVV-së do të votojnë paraprakisht ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale, nëse Bedri Hamza do të dalë publikisht dhe do të pranojë që deputetët e partisë që ai drejton do të jenë prezentë në sallën e Kuvendit gjatë votimit të Justina Pulës, ish-ministres në qeverinë 'Thaçi 1' për Presidente të Kosovës.
“Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, le të dalë publikisht sot menjëherë pas meje që 22 deputetët e grupit të PDK-së zotohen se marrin pjesë për zgjedhjen e Presidentit, ne po ia votojmë projektligjin për Specialen paraprakisht. Mandej votimi për Presidente profesoresha Justina Shiroka Pula, kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ish-ministre e PDK-së në qeverinë Thaçi 1”, tha mes të tjerash Kurti.
Më herët Kurti ka shprehur gatishmërinë që LVV-ja ta votojë ligjin për Specialen, para se të procedohet me votimin për presidentin e ri të Kosovës. Por sipas tij, PDK duhet të votonte sot Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për president të ri të Kosovës.
“Pra, ne ua votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht e mandej sonte menjëherë votimi për president, Glauku ose Feridja”, tha më herët Kurti.
Kurti shtoi se, nëse PDK pranon, partia e tij do ta thërrasë seancën e Kuvendin me dy pika: votimi i projektligjit për Gjykatën Speciale në lexim të dytë dhe zgjedhja e presidentit të ri të republikës.
Por këtë ofertë, kreu i PDK, Bedri Hamza, e refuzoi, duke argumentuar se UÇK s'mund të bëhet objekt pazaresh politike.
“Ne jemi këtu për të votuar ligjin, por s’ka marrëveshje për presidentin. Jemi këtu që nga mëngjesi, prej ditësh kërkojmë të vijë ligji të aprovohet. President pa marrëveshje politike s’mundet të ketë”, tha mes të tjerash Hamza.
Para kësaj oferte, Kurti i kishte bërë edhe një tjetër ofertë PDK-së, që presidenti të zgjidhet sot, ndërsa të enjten paradite të votohet në lexim të dytë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në këmbim, ai garantoi se 62 deputetë do të jenë të enjten në Kuvend për votimin e Speciales.
"Nëse PDK zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër i kemi bashkë me LDK, ne po procedojmë me votimin dhe leximin e tyre. Por kërkojmë nga PDK publikisht që të zotohen para jush se së paku gjysmën e grupit të tyre parlamentar mund të na e sjellin në seancë dhe të votojnë qoftë edhe kundër për Bekim Sejdiun, që s'është i VV-së. Unë garantoj si kryetar i LVV-së dhe si kryeministër që 62 deputetë do të jenë aty për të votuar projektligjin për Dhomat e Specializuara paraditen e së enjtes. Nëse PDK është kundër, i them thuaje këtë me votë. Po u them votoni kundër, veç votoni. Mos bojkotoni Kuvendin, shfrytëzoni të drejtën tuaj kushtetuese", tha më herët Kurti.
Kryeministri argumentoi se zgjedhja e presidentit dhe çështja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë nuk duhet të kushtëzojnë njëra-tjetrën. Sipas tij, presidenti duhet zgjidhur sot për të shmangur zgjedhjet e reja, ndërsa beteja për ish-krerët e UÇK-së kërkon një strategji më afatgjatë.
"Çështjen e dënimit të krerëve të UÇK-së në Hagë nuk e kemi ndërlidhur me zhvillimet e brendshme dhe as me çështjen e presidentit. Këto janë tema të ndara, por që i tejkalojnë të gjitha partitë. Janë çështje të interesit të përbashkët kombëtar. Për katër të dënuarit në shkallë të parë ne besojmë për korrigjim në Apel, ndërsa në anën tjetër një strategji shtetërore kombëtare për ta fituar këtë betejë", deklaroi ai.
Kurti paralajmëroi se dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte Kosovën në zgjedhje të reja dhe do të pengonte, sipas tij, pikërisht angazhimin që kërkohet për procesin në Hagë.
"Nuk mund t'i mohojmë pengesat e menjëhershme që kemi para nesh. Moszgjedhja e presidentit të Kosovës na çon në zgjedhje, por na pamundëson të merremi me strategjinë kombëtare dhe Apelin, që është shumë i ngutshëm", tha Kurti.
Por ky propozim i Kurtit ra, pasi Bekim Sejdiu deklaroi se kishte hequr dorë përfundimisht nga kandidatura për të qenë President i Kosovës. Ai tha se për këtë vendim ka njoftuar edhe kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
PDK ka kërkuar më herët që fillimisht të votohet në lexim të dytë ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe vetëm më pas të vazhdohet me presidentin. Bedri Hamza deklaroi më herët sot se nuk do të zhvillojë takim tjetër me Kurtin pa u votuar më parë ligji. Ndërkohë pas deklaratave të kreut të LVV-së, Hamza tha në një konferencë për media se marrëveshjen për Bekim Sejdiun si kandidat për President, Kurti s’e ka bërë me PDK-në.
“Marrëveshja për zotin Sejdiu nuk është marrëveshje me PDK-në. Është marrëveshje me një subjekt tjetër politik. Dhe i patë lajmet, që veç është hajt të flasim, të shesim mjegull”, tha Hamza.
Ndërkohë, para Kuvendit po zhvillohet për të dytën ditë protesta me kërkesën për votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Organizatorët kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen derisa ligji të votohet.
Lajm në përditësim...
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë një tjetër ofertë PDK-së, duke theksuar se deputetët e LVV-së do të votojnë paraprakisht ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale, nëse Bedri Hamza do të dalë publikisht dhe do të pranojë që deputetët e partisë që ai drejton do të jenë prezentë në sallën e Kuvendit gjatë votimit të Justina Pulës, ish-ministres në qeverinë 'Thaçi 1' për Presidente të Kosovës.
“Më lejoni që këtu para jush propozimin tonë të orës 20:00 ta modifikoj dhe ta përshtasë. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, le të dalë publikisht sot menjëherë pas meje që 22 deputetët e grupit të PDK-së zotohen se marrin pjesë për zgjedhjen e Presidentit, ne po ia votojmë projektligjin për Specialen paraprakisht. Mandej votimi për Presidente profesoresha Justina Shiroka Pula, kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ish-ministre e PDK-së në qeverinë Thaçi 1”, tha mes të tjerash Kurti.

Marrëveshje me LVV për presidentin e ri të Kosovës nuk do të ketë, bëri të qartë Bedri Hamza. Kreu i PDK nuk heq dorë nga kushti për miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Ne jemi këtu për të votuar ligjin, por s’ka marrëveshje për presidentin. Jemi këtu që nga mëngjesi, prej ditësh kërkojmë të vijë ligji të aprovohet. President pa marrëveshje politike s’mundet të ketë”, përfundoi ai.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, thotë se oferta e dytë e Albin Kurtit për kalimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e presidentit në një seancë këtë mbrëmje, “nuk është aspak serioze.”
“Kjo temë po tentohet të shndërrohet në pazare të minutave të fundit”, shtoi Hamza.
Sipas tij, Kurti dëshiron “autoritet të plotë” mbi institucionet kryesore të Kosovës.
“Qëllimi është si ta përdorë ligjin thjesht dhe direkt për shantazh për ta arritur qëllimin politik për ta pasur një president politik dhe për ta përmbyllur plotësisht kapjen e institucioneve të shtetit”, tha ai.
Hamza tha se për herë të fundit ka komunikuar me Kurtin sot në mesditë, kur e ka njoftuar se për Partinë Demokratike të Kosovës “duhet të kalojë ligji leximin e dytë dhe pastaj mund flasim dhe të kemi marrëveshje për presidentin”.
“A kësaj i thonë marrëveshje? Kësaj i thonë një ligj për një çështje madhore, kombëtare, po ta votoj që ky është presidenti”, shtoi ai.
Kreu i PDK, Bedri Hamza ka refuzuar ofertën e Albin Kurtit për të zgjedhur sonte presidentin e Kosovës, e në po të njëjtën mbrëmje të votohet ligji për Specialen. Hamza kundërshtoi që UÇK të bëhet objekt transaksioni.
“Nuk ka mundësi të kesh marrëveshje duke dashur gjithçka për vete. Nuk ka mundësi dhe nuk është e duhura. Nuk është balancë mes pushteteve. PDK gjatë gjithë këtij procesi ka qenë shumë transparente, komunikative, e përkushtuar për t’i dhënë vendit zgjidhje në kohën e duhur dhe për t’u ulur seriozisht për të biseduar për presidentin. Uroj që praktika e zgjedhjeve të përfundojë. Nuk mundesh të imponosh dhe nuk pranojmë që UÇK të bëhet objekt i transaksionit, çfarëdo qoftë”, tha Hamza.
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë ofertë të re Partisë Demokratike të Kosovës.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka thënë se partia e tij do t’i kalojë në lexim të dytë ndryshimet e propozuara nga PDK-ja në ligjin për Gjykatën Speciale që sonte, nëse ajo voton Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për president të ri të Kosovës.
Kurti ka shprehur gatishmërinë që LVV-ja ta votojë ligjin për Specialen, para se të procedohet me votimin për presidentin e ri të Kosovës.
“Pra, ne votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht e më pas sonte menjëherë votimi për president, Glauku ose Feridja”, tha Kurti.
Ai tha se, nëse PDK pranon, partia e tij do ta thërrasë seancën e Kuvendin me dy pika: votimi i projektligjit për Gjykatën Speciale në lexim të dytë dhe zgjedhja e presidentit të ri të republikës.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bën përgjegjës Albin Kurtin se po e çon vendin drejt zgjedhjeve pas deklaratës së shefit të qeverisë se nëse presidenti zgjidhet sot, të enjten do të kalojë edhe ligji për Dhomat e Specializuara.
Sipas Haradinajt, kryeministri aktual po i jep një goditje UÇK-së duke e lënë në gjysmë ligjin për Gjykatën Speciale.
“Kanë mbetur edhe më pak se 7 orë. S’është ligj i një partie por i 91 deputetëve të kësaj legjislature që e kanë votuar në lexim të parë. Është e pandershme të lihet në gjysmë ky ligj duke e ditur momentin kritik për mbrojtjen e liderëve të UÇK-së. Është momenti të bashkohemi e të mos turpërohemi. Sikurse e pamë sot ranë maskat. Kurti e futi në kurth edhe ligjin, edhe vendin. E futi në kurth. Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së duke e lënë në gjysmë Ligjin për Dhomat e Specializuara në momentin më kritik dhe po e çon vendin në zgjedhje. Kjo është hera e katërt që po e çon vendin në zgjedhje i njëjti person. Sa herë e ka çuar vendin në zgjedhje, e ka lënë qytetarin pa zgjidhjet e nevojshme”, tha Haradinaj.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, iu përgjigj ofertës së kryeminisrit Albin Kurti, i cili kërkoi nga PDK që të paktën gjysma e deputetëve të saj të marrin pjesë në seancën për kandidatin për president, Bekim Sejdiu, duke thënë se mund të votojnë edhe kundër tij.
Në këmbim, Kurti garantoi se 62 deputetë do të jenë të enjten në Kuvend për votimin në lexim të dytë për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Hamza tha në një konferencë për media se marrëveshjen për Bekim Sejdiun si kandidat për President, Kurti s’e ka bërë me PDK-në.
“Marrëveshja për zotin Sejdiu nuk është marrëveshje me PDK-në. Është marrëveshje me një subjekt tjetër politik. Dhe i patë lajmet, që veç është hajt të flasim, të shesim mjegull”, tha Hamza.
Hamza tha se për Sjediun s’ka “vërejtje personale, politike”, por shtoi se ajo “është marrëveshje jashtë tavolinës së PDK-së”.
Duke iu përgjigjur deklaratave të Kurtit që kërkoi gjysmën e votave të PDK-së në Kuvend, Hamza tha se “nuk shkon kështu”.
“Atëherë edhe unë po t’i kërkoj ty 29. Silli në sallë, qysh të donë le të votojnë. Por nuk shkon kështu”, tha Hamza.
Profesori Bekim Sejdiu, i cili ishte kandidat për President të Kosovës, ka njoftuar se për vendimin për tërheqjen e kandidaturës së tij ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Unë i kam njoftuar, kam qenë në komunikim me krerët e LDK-së edhe i kam njoftuar së fundi edhe krerët e LDK-së, edhe kryeministrin Kurti që unë nuk jam pjesë e këtij procesi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës”, tha Sejdiu.
Në konferencën e sotme, Kurti shpalosi një ofertë për Partinë Demokratike të Kosovës që nëse i siguron votat e nevojshme për zgjedhjen e Sejdiut President, do ta votonte Ligjin për Specialen edhe në lexim të dytë.
“Bekim Sejdiu doli me ne në konferencë bashkë. Ishte dakord të zgjidhej president. Le të votojnë kundër, ose le të abstenojnë, por le të vijnë”, shtoi Kurti
“Unë kam hy me idenë kur kam hy në fillim të shtatorit, me motivin e vetëm që me dal prej një ngërçi, por nuk u realizua sepse nuk u bënë votat edhe rrjedhimisht unë kam bërë një herë tërheqje publike edhe tani normalisht emrin për të ma përmendur s’mundem t’ja ndaloj askujt. Edhe e di që e bëjnë me qëllimin më të mirë të mundshëm, e di që kanë besim në mua, por unë i kam informuar që unë jam i tërhequr nga kjo garë”, ka deklaruar Sejdiu për mediat në Kosovë.
Ai ka treguar se në proces kishte hyrë në një kombinim politik ku LDK-ja do të ishte propozuese, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje mbështetëse, duke shtuar se komunikimet kryesore i kishte zhvilluar me drejtuesit e LDK-së.
“Unë ju kam thënë që jam i tërhequr, unë nuk jam i informuar. Unë kur kam hyrë me LDK-në si propozuese, VV-në si mbështetëse, me qat konspiracion kam hyrë dhe kryesisht i kam bërë komunikimet me drejtues të LDK-së që më kanë propozu e më kanë thirr mua me hy në këtë proces. E çmoj shumë edhe besimin e kryeministrit Kurti, por unë i kam njoftuar se jam tërhequr nga gara, ju kam treguar se nuk jam pjesë e garës”, ka thënë Sejdiu.
Sejdiu ka treguar për Infokusin se është i gatshëm t’ua dërgojë drejtuesve të LDK-së edhe mesazhin përmes të cilit i kishte njoftuar për qëndrimin e tij. Ai ka theksuar se nuk e konsideron të denjë që dikush të zgjidhet president vetëm për të shmangur zgjedhjet dhe se posti duhet t’i takojë dikujt që e meriton.
Kryeministri Albin Kurti i bëri një ofertë të re publike PDK-së për zgjidhjen e ngërçit: presidenti të zgjidhet sot, ndërsa votimi në lexim të dytë i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të zhvillohet paraditen e së enjtes. Ai kërkoi nga PDK që të angazhohet publikisht se të paktën gjysma e deputetëve të saj do të marrin pjesë në votimin për kandidatin për president, Bekim Sejdiu.
"Ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë. Presidenti duhet të zgjidhet sot. Ligjin mund ta votojmë duke respektuar afatin 72-orësh. Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe publikisht zotohem para jush që paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i projektligjit për Dhomat e Specializuara", tha Kurti.
"Nëse vërtet kërkojnë zgjidhje, zgjidhja ekziston. Ajo arrihet përmes takimit, bashkëpunimit, bisedimit, marrëveshjes. Nëse e refuzojnë, nuk po duan zgjidhje, por zgjedhje", vijoi ai.
"Ne po e bëjmë edhe një ofertë shtesë e konkrete. Nëse PDK zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër i kemi bashkë me LDK, ne po procedojmë me votimin dhe leximin e tyre. Por kërkojmë nga PDK publikisht që të zotohen para jush se së paku gjysmën e grupit të tyre parlamentar mund të na e sjellin në seancë dhe të votojnë qoftë edhe kundër për Bekim Sejdiun, që s'është i VV-së", tha Kurti.
Kryeministri dha nga ana tjetër garancinë se 62 deputetë do të jenë në Kuvend të enjten për votimin e ndryshimeve për Specialen.
"Unë garantoj si kryetar i LVV-së dhe si kryeministër që 62 deputetë do të jenë aty për të votuar projektligjin për Dhomat e Specializuara paraditen e së enjtes", deklaroi ai.
"Nëse PDK është kundër, i them thuaje këtë me votë. Po u them votoni kundër, veç votoni. Mos bojkotoni Kuvendin, shfrytëzoni të drejtën tuaj kushtetuese", përfundoi Kurti.
Kryeministri Albin Kurti tha se po i drejtohet publikisht kreut të PDK-së, Bedri Hamza, pasi ky i fundit ka refuzuar një takim të ri dhe e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me votimin e ndryshimeve për Specialen.
"Hamza s'po do të takohet më me mua, unë po i drejtohem në këtë konferencë. Unë s'kam folur deri më tani. Kam dashur dhe dua marrëveshje, transparencë dhe konfidencialitet të takimeve. Por tash Hamza na ka kushtëzuar dhe refuzon të takohemi, ndaj s'na mbetet rrugë tjetër përveçse t'i drejtohemi kështu", tha Kurti.
Kryeministri akuzoi PDK-në se tashmë po refuzon edhe bashkëpunimin, duke pyetur se si mund të arrihet një marrëveshje nëse palët nuk takohen.
"Tani s'po duan as bashkëpunim. Si mund të kërkohet marrëveshje pa takim? Ne ua votuam edhe Vlora Çitakun për kryetare të Kuvendit", tha Kurti.
Albin Kurti tha se zgjedhja e presidentit është pengesa e menjëhershme që duhet zgjidhur, ndërsa akuzoi PDK-në se nuk ka bërë asnjë hap drejt një kompromisi, pavarësisht se, sipas tij, Vetëvendosje ka plotësuar katër kërkesa të saj, përfshirë votimin në lexim të parë të ndryshimeve për Specialen.
"Gjëja e parë që duhet të bëjmë është heqja e pengesave imediate. Kjo është çështja e presidentit. Gjykata Speciale është temë në horizontin tonë. Por sot, është tema e presidentit që me pamaturi mund të na e errësojë këtë horizont, duke na çuar në zgjedhje të paarsyeshme, të kushtueshme. Ne jemi konstruktivë, të përgjegjshëm e bashkëpunues. Kemi bërë katër hapa në realizimin e kërkesave të PDK-së. Projektligjin e votuam në lexim të parë. Ata po i marrin të mirëqena, por do të ishin të pamundura pa Vetëvendosjen. Ne i bëmë katër hapa drejt tyre, PDK asnjë hap drejt nesh. Kjo është e padrejtë dhe e padobishme", tha Kurti.
Kryeministri Albin Kurti e cilësoi zgjedhjen e presidentit si çështjen emergjente që Kosova duhet të zgjidhë brenda ditës së sotme, duke paralajmëruar se dështimi do ta çojë vendin brenda pak orësh në zgjedhje të reja. Ai kundërshtoi që votimi i ndryshimeve për Specialen të vendoset përpara zgjedhjes së kreut të shtetit, duke argumentuar se beteja për ish-krerët e UÇK-së në Hagë kërkon një angazhim shumë më të gjatë dhe një strategji të përbashkët.
"Pa president sot, Kosova është në zgjedhje dhe pa institucione. Është emergjente çështja e presidentit që ta heqim këtë presion mbi shtetin dhe të kemi vëmendjen tek mbrojtja e luftës së popullit tonë për liri dhe krerët e UÇK-së në Hagë. Ata janë dënuar në shkallë të parë, ndërkohë sonte në mesnatë mund të shkojmë në zgjedhje sikur s'ka ndodhur asgjë. Çështja atje do marrë kohë e angazhim e besa shumë nerva dhe nuk do të bëjmë kurrfarë mrekullie brenda natës pse votojmë një projektligj. Duhet të jemi të përgatitur të gjithë. Me mosvotimin e presidentit shkojmë brenda orësh në zgjedhje", tha Kurti.










Komente
Komento