TIRANË- Raporti i SHBA-së se PD është financuar nga Rusia me 500 mijë dollarë ka përplasur sërish dy kampet brenda partisë. Grupi i Berishës kërkon të niset hetimi, pasi sipas tyre Basha ka marrë 500 mijë dollarët nga Moska, por për Grupin e Alibeajt kjo është vetëm një trillim.

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku tha në një intervistë në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, se Rusia nuk ka asnjë interes që të financojë PD dhe ta rrisë fuqinë e Shqipërisë me SHBA-në dhe NATO-n. Ai thotë se Putin s’do e bënte diçka të tillë, pasi është kundër NATO-së. Çollaku u shpreh se është shumë e rëndë që deputetë të PD-së hedhin baltë mbi partinë, duke i vënë sipër një barrë të tillë vetëm me qëllimin që t’i bëjnë gropën Lulzim Bashës.

“Ky rasti që Basha është influencuar, kjo deklaratë është regji komike. Gjithë PD apo një pjesë e PD të akuzoj e vetën sit e financuar nga ruset për t’i bërë gropën Bashës, çfarë do inati. Ti vër PD vetes këtë baltë që ti bësh gropën Bashës, kjo është baltë e pamerituar. Idjoteske Basha qenke lobuar nga segmente ruse që të fuqizojë marrëdhëniet  e PD me presidenti e SHBA. Nuk është logjike. Kaq idiotë qenkan rusët që ta paguajnë Bashën dhe ta fuqizojë. E dyta. Ku lobohet nuk lobohet me 200 mijë euro, aq u kushtojën beznat oligarkëve në tirab. Kjo më duket një histori budallaçkë. Po e them troc. Në logjikën e gjë sesi janë ngritur rusët ti japën bashës të takojë Trumpin dhe të fuqizojë Shqipërinë, pse duhet ta bëjë Rusia një gjë të tillë që të fuqizojë lidhjet e Shqipërisë me NATO që të bëhet më pas anti-ruse”, tha Çollaku në Report Tv.

Ndalur në deklaratat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit se Basha djegu mandatet në 2019 vetëm për shkak të lobimir rus, Çollaku tha se në fakt vetë Berisha e Kryemadhi kanë qenë nxitësit më të mëdhenj që të mos futeshin në zgjedhje.

“Nëse nxitësit kryesor të djegie mandate kanë qenë të influencuar nga rusët, kanë qenë Basha, Kryemadhi, Berisha në marrjen e atij vendimi. Ndotin veten për të groposur Lulzim Bashën”, tha Çollaku.

Para dy ditësh, SHBA publikoi një raport ku bëri me dije se në 2017, Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia. Kjo detyroi edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim që të bëjë bashkë përfaqësuesit e partive politike në Shqipëri, e të vërë theksin se financimi rus është rrezik për demokracinë.