TIRANË - Për gati 2 orë e gjysmë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dha shpjegime sot (7 janar 2025) në SPAK për vetëm njërën nga çështjet e dosjes së tij, atë të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I dërguar nga policia përmes tunelit që lidh Prokurorinë e Posaçme me burgun 313, ku ndodhet qelia e tij që prej 21 tetorit 2024, Meta iu përgjigj të gjitha pyetjeve të prokurorit Sotir Kllapi dhe oficerit të policisë gjyqësore, siç thotë vetë në një postim në Facebook.
Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit.
Një mesazh për bashkëshortin në proces divorci, Monika Kryemadhi, e cila një ditë më parë së bashku me nënë dhe shoqen e saj, refuzuan të flasin para hetuesve, Meta e dha përmes avokatit të tij.
"Sot u pyet për Lobimin në SHBA " sqaroi avokati i tij Genc Gjokutaj, duke shtuar se klienti i tij ka qenë shumë sqarues para prokurorëve.
"Z. Meta nuk diskutohet që të japë shpjegime dhe të jetë bashkëpunues me organin e hetimit. Z. Meta nuk ka zgjedhur heshtjen, shmangien por përballjen me prokurorët" shtoi ai.
Dëshmia nisi prej orës 10:50 minuta dhe u mbyll në orën 13:10.
Avokati Genc Gjokutaj zbuloi se seanca e sotme e marrjes në pyetje është e katërta gjatë këtyre hetimeve.
Sot u pyet për lobimin në Amerikë. Meta ishte bashkëpunues dhe sqarues për aq sa kishte dijeni dhe mbante mend pa iu referuar akteve që do na vihen në dispozicion. Në të gjitha seancat, edhe në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes është pyetur 4 herë dhe ka dhënë shpjegime të detajuar" tha Gjokutaj pasi doli nga SPAK.
Një kërkesë të Metës për të folur për mediat pas marrjen në pyetje, prokurori i refuzoi duke i kujtuar masën e arrestit në burg, ndërsa në lidhje me pretendimet e tij për informacion për disa dosje kyçe si McGonigal apo inceneratorët i thanë të bëjë kërkesë zyrtare.
2 muaj e gjysmë nga arrestimi i ish Presidentit Meta dhe masave të sigurisë për Monika Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon, SPAK ka intensifikuar hetimet për dosjen që e rëndon ish çiftin presidencial me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë,
Meta ka pranuar të jetë bashkëpunues me grupin hetimor duke dhënë sqarime në lidhje më akuzën për të cilën po hetohet ndryshe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi,e cila dje firmosi një procesverbal ku informonte se do të fliste në gjykatë dhe jo në prokurori pasi deklaratat e saj mund të përdoreshin kundër. Të njëjtën strategji ka ndjekur dhe mamaja e Kryemadhit, Fatime dhe mikesha e saj Ema Çoku.
Ish presidenti i vendit dhe Kryemadhi janë në hetim për tre vepra penale, “korrupsion” në 3 raste, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
Meta e Kryemadhi janë në hetim nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë. Dosjet e CEZ-DIA, lobimit në SHBA dhe hetimi pasuror janë bashkuar në një dhe po ndiqen nga prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish nga qelia pasi u mor në pyetje nga SPAK për lobimin e LSI në SHBA. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se i pyeti prokurorët se çfarë po bëhet në lidhje me hetimet për inceneratorët dhe u ka vënë në dispozicion disa dokumente, që siç ai pretendon, ngarkojnë me përgjegjësi kryeministrin Rama e Engjëll Agaçin.
Marrjen në pyetje nga SPAK, Meta e quan një ‘seancë pyetjesh reciproke’. Një situatë komike në fakt, pasi është prokurori ai që merr në pyetje dhe jo i akuzuari Ilir Meta, i cili ka dhënë 'llogari' për lobimin e LSI në SHBA.
“Në seancë e sotme të pyetjeve reciproke në SPAK, në cilësinë e Presidentit të Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, që ka qenë denoncuesja kryesore e megaaferës së inceneratorëve, që ka përgjegjës kryesorë Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin, paraqita sot tre fakte zyrtare dhe panele që i ngarkon ata me përgjegjësi.
1. Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më datë 7.12.2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k për procedurën e konkurrimit, për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që ne fakt kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin që Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte ne procedurën konkurruese.
2. Edi Rama ka firmosur në kundërshtim me ligjin “Për koncensionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi, u njoftua zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncensioni negocim pa shpallje është e paligjshme.
3. Firmën e paligjshme të Erion Veliaj për miratimin e koncensionit 30-vjeçar të inceneratorit fantazmë të Tiranës, në shmangie të vendimarrjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në shkelje të ligjit.
Meqë kjo çështje ka interes të lartë publik, pyetja ime ishte se çfarë bëhet me hetimet ndërkohë që dhjetëra milion euro vazhdojnë të vidhen dhe të financojnë kallëzues të rremë, media dhe analistë “spakistë” që përmbytin banaqet televizive?
Që të mos lodhet më shumë SPAK dhe analistët "spakistë" ja ku i kanë dokumentat me firmë dhe me vulë”, shkruan Meta.
Ilir Meta ishte sot në SPAK për rreth 2 orë e gjysëm për tu pyetur nga prokurori Sotir Kllapi lidhur me lobimin në SHBA. Meta thotë në Facebook se iu përgjigj të gjitha pyetjeve të prokurorit, ndërsa më pas ai vetë i bëri dy pyetje për të cilat thotë se nuk mori përgjigje.
Meta iu kërkoi falje dhe gazetarëve, pasi dje tha se pas marrjes në pyetje do ketë një komunikim me ta. Por kjo iu mohua pasi u dërgua direkt në burgun 313 aty ku ishte.
Reagimi i Metës në Facebook:
Falenderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur. Megjithatë, unë isha sot i gatshëm të shkoja në seancë, që në ora 10:00, siç u bë njoftimi vetëm nga mediat dhe vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK. U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre.
Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit. Por më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona.
Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk. Meqënëse ata ishin të interesuar për çështjen e lobimeve, pasi ju përgjigja të gjitha pyetjeve të tyre, si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, u bëra unë dy pyetje që kanë të bëjnë me interesin e lartë publik, konkretisht me çështjen e lobimeve të paligjshme.
Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër? Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Pas marrjes në pyetje të Ilir Metës, foli për mediat avokati i tij Genc Gjokutaj jashtë ambjenteve të SPAK. Gjokutaj bëri me dije se Meta u pyet sot nga prokurori Sotir Kllapi në prani të OPGJ-së lidhur me lobimin në SHBA.
'Sot në orën 10 e gjysëm ishte planifikuar pyetja e Metës nga prokurori Kllapi dhe oficeri Maksim Bejko. Në fakt pyetja filloi me një kërkesë të Metës i cili donte të dinte ç’bëhet me kallëzimin e rrëmbimit të masës së sigurimit më 21 tetor. Por prokurorët thanë që kjo çështje nuk është caktuar atyre për objektivitet janë caktuar të tjerë. Sot u pyet për lobimin në Amerikë. Meta ishte bashkëpunues dhe sqarues për aq sa kishte dijeni dhe mbante mend pa iu referuar akteve që do na vihen në dispozicion.'
'Sot proces verbali u firmos dhe seanca u realizua. Prokurori ishte vetëm me OPGJ. Seanca e dedikuar. Nuk u diskutua që do pyesnin për këtë apo atë. U pyet vetëm për lobimin. Ne nuk na janë vënë në dispozicion letërporosia. Atë herë do flasim në detaje. Është dhe çështje matematikore.'
Ndërsa sa i përket deklaratës së Metës dje në Facebook, se pas marrjes në pyetje do fliste për mediat, Gjokutaj tha se Meta bëri një kërkesë të tillë por nuk iu pranua.
'Zoti Meta tha është e mundur të komunikoj me mediat i thanë është e pamundur. Dhe për këtë arsye jam unë me shall këtu.
Zoti Meta nuk diskutohet për të dhënë shpjegime dhe për të qenë bashkëpunues në lidhje me organin e hetimit. Një nga këto seancat ishte sot. Për hir të së vërtetës, zoti Meta në të gjitha seancat, edhe në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes është pyetur 4 herë dhe ka dhënë shpjegime të detajuar. Zoti Meta përballë këtij proces nuk ka zgjedhur heshtjen as shmangien por përballjen me fakte e akte që prokurorët kanë në dispozicon.
Rekursi do paraqitet brenda afatit ligjor. Po e përfundojmë. Meta i kërkoi prokurorëve ç’bëhet për çështjen McGonigal, inceneratorët. Ai është lideri i opozitës dhe sigurisht që PL ka bërë kallëzimet përkatëse dhe u interesua për këto çështje. Prokurorët thanë që nuk mund të përgjigjeshin. Ata sugjeruan që me anë të një kërkesë ti drejtohet një organi të SPAK për aq sa ata do vlerësojnë.'
hajduter te paskrupellt
PërgjigjuFutini nē burg kto lloi mbetj3sh toksike qē jan Ilir Meta e vērteta dhe kok lopa e tij Monika buçja. E ktheheni lekēt e popullit e jepjani pensjonistve shtresēs mē tē varfēr tē shoqēris.
Përgjigju