Afera CEZ-DIA, gazetari Doçi: Ka 4 dëshmi të forta që fundosin Metën! Kreu i SPAK pyeti në burg Kastriot Ismailajn për këtë aferë

TIRANË- Gazetari Adriatik Doçi thotë se ka 4 dëshmi të forta që implikojnë drejtëpërdrejt Ilir Metën në aferën CEZ-DIA. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga, gazetari tha se gjithë historia e CEZ-DIA është shpikur që të fitojë Ilir Meta.

Sipas tij 4 dëshmitë e forta që fundosin Metën, janë ajo e Elvis Mataj, një person i besueshëm i Metës, Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, dëshmia e tretë është e Vojsava Ismaliajt, si dhe e vetë Kastriot Ismailajt. Këtij të fundit sipas gazetarit kreu i SPAK i ka marrë një dëshmi në burg për këtë aferë korruptive

‘Ka të bëjë për mënyrën procedurale. Jemi drejt fundit. Për shkak të përfundimit të afateve SPAK-u do të dalë më një vendimmarrje për këtë dosje. Nëse do të ngrejë akuzë apo të pushojë. Ka 4 dëshmi të forta që implikojnë drejtpërdrejt Ilir Metën. Afera CEZ-DIA është një miniaferë, në gjithë aferën e madhe të CEZ. Nga auditi i bërë nga ministria e Ekonomisë me në krye Gjikunurin, shkon në 450 mln euro dëmi. SPAK po heton vetëm një episod korruptiv brenda megaferës, që është CEZ-DIA.

Deri tani prokuroria ka konstatuar 5 mln euro vjedhje, por dyshohet se kostoja është shumë më shumë. U privatizua CEZ, pastaj CEZ kontrakton kompaninë DIA të mbledhë borxhin e keq. DIA thjeshtë dorëzonte dokumente fiktive dhe CEZ-i i kalonte paratë. CEZ-i plotësonte fatura dhe ja kalonte shtetit shqiptarë.

Kemi një fakt penal që nuk është hetuar nga prokuroria. Është kalimi i shtetasit Nuel Kalaj me 6.8 mln euro jashtë kufirit shqiptar. Sekseri kryesor midis çekëve dhe qeverisë shqiptarë. Këtu nis historia korruptive. Pas këtij episodi nis një histori korruptive e CEZ-DIA-s. Nis sapo Meta bashkohet me Berishën. Historia e CEZ-DIA është shpikur që të fitojë Ilir Meta. SPAK ka 4 dëshmi që fundosin Ilir Metën në këtë histori. Elvis Mataj ka qenë një person i besueshëm i Ilir Metës, dhe ka qenë drejtori ekskluziv i kompanisë DIA me pronar Kastriot Ismailajn. Elvis Mataj ka rrëfyer për rolin e Ilir Metës në këtë histori.

Ilir Meta e ka konsideruar si një personazh mashtrues duke i dhënë një mesazh. Dëshmia e dytë është e Jozef Heickut. Ai ka folur dhe ka thënë që Kastriot Isamilajn na e solli Ilir Meta. Dëshmia tretë është e Vojsava Ismailajt. Për favoret që i kërkonte Ilir Meta Kastriot Ismailajt. Dëshmia e fundit është e vet Katsriot Ismailajt. Vetë kreu i SPAK thuhet se ka shkuar dhe i ka marrë  një dëshmi në burg për rolin e Ilir Metës në këtë aferë korruptive.’- tha Doçi.

Afera CEZ/DIA
Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Për këtë aferë u dënua vetëm Ismailaj, i cili ka kryer dënimin, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, ku me falsifikim të dokumenteve arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. Kjo dosje e nxehtë për dyshen Berisha-Meta është rikthyer në SPAK. Afera CEZ-DIA për mbledhjen e rreme të borxheve me faturat e papaguara nga abonentët, nisi të zbatohej pas finalizimit të mega aferës së shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria Berisha. Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Negociatat rezultuan të përfshirë edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
‘Donte të më bënte drejtor’, Kara: Metën e njoh që nga vitet ‘80, të korruptuarit na morën jetën

Avokati Romeo Kara, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ Në Reprot Tv i është kundërpërgjigjur akuzave të Ilir Metës. Avokati thotë se Metën e njeh që nga viti ’80 e se i ka ofruar që ta bënte drejtor.

‘Me 0 e shumëzoj. Tani ai zotëria deklaron dhe i bie gjoksit se ky është i persekutuar politik. Ai mund të tallët me vetën po jo me njerëzit, e kam dërguar në 2027. Është Meta që më ka kërkuar të jem shefi i punëve të tij. Më njeh që nga ’80 dhe nuk kam pranuar. Në ’99, 2000 më ka kërkuar të jem drejtor në Qytet Studenti dhe te KESH dhe nuk kam pranuar.

Kam pasur njohje të vjetër më Ilir Metën. Në këtë jetë jam 57 vjeç Meta, fut Ramën fut Berishë kam një urrejtje dhe e kam me baza. Dhe si besimtar i kam parë me argumente te vetja ime. Është një kushtetutë dhe kam detyrë sa të jetoj do përballem me sojin e tyre. Besimtarët se kanë marrë në dorë jetën e tyre,. Kurrë nuk i kam vajtur Metës ti kërkoj një favor. Rama ndryshon nga këta se këta kanë reaguar me egërsi. Ky është një manipulues një gënjeshtar ordiner dhe vazhdon më sulmon mua. Është bërë në 2017 dhe nuk dali dy vite llogari. Nuk u trajtua nga drejtësia si duhet CEZ-DIA. Nuk u mor ndëshkimi. A është vjedhje? Po rrëzojmë Ramën e të na vijnë këta ish-hajdutët.’’- tha Kara.

Ora 21:51
Jo vetëm Meta, avokati Romeo Kara: Do pyetet edhe Berisha për CEZ-DIA

 

Ish-ministri i Ekonomisë dhe deputeti socialist, Nasip Naço u thirr sot në SPAK për aferën Cez-Dia. Rreth 1 orë e 30 minuta Nasip Naço u pyet mbi këtë çështje dhe rolin e tij si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë periudhës 2011 – 2012.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, avokati Romeo Kara thotë se nuk është vetëm Ilir Meta i kallëzuar, por edhe Sali Berisha.

‘Nasip Naço është njeri që ka dijeni për këtë çështje dhe ka vajtur për këtë cilësia. Nuk është vetëm Meta i kallëzuar është edhe Berisha. Për Berishën duhet të zbresë një shpallje nga lart ta pyesin. Ju treguat një numër të madh dosjesh. 17 dosje i ke nga çështja e privatizimit të pa çuar as për hetim. Për mua ngelet korrupsioni kryesor. Ajo dosje ndodhet në Gjykatën e Lartë sot. Berisha e ka ndarë qeverisjen me pashallëqe. S’ka bërë veprimet e duhura për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar. Është përfshirë ERE dhe ka dhënë vendim në trysni.’- tha Kara.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë