Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj, ish-administrator i kompanisë DIA, i dënuar në vitin 2017 nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, në lidhje me marrëveshjen CEZ–DIA.
Në ankim, Ismailaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqi dënimin e tij, si dhe rrëzimin e konfiskimit të shumave të sekuestruara rreth 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro dhe 12 milionë lekë.
Çështja në Gjykatën Kushtetuese u shqyrtua vetëm mbi bazë dokumentesh dhe në 9 tetor është vendosur rrëzimi i saj. Ismailaj u akuzua për përvetësimin e gati 5 milionë eurove gjatë kontratës me CEZ për mbledhjen e borxheve të energjisë. Në shtator 2023 ai përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu.
Historinë e aferës CEZ-DIA, SPAK e nis pikërisht me krijimin e kompanisë së Kastriot Ismailajt, “Debt Internacional Advisory” në offshore në “Virgin Island” më 5 korrik 2010, ndërsa dega në Shqipëri më 4 gusht të po atij viti. Ndërkohë që një marrëveshje me bordin e CEZ u firmos më 1 shtator. Pra as një muaj më pas. Duket qartë se Prokuroria këtu dyshon se qëllimi i krijimit të kësaj kompanie ka qenë pikërisht kjo marrëveshje.
Gjatë periudhës së krijimit të kompanisë dhe diskutimit për marrëveshjen, SPAK thekson se Ilir Meta dhe Kastrioti Ismailaj kanë komunikuar plot 115 herë me njëri-tjetrin, telefonata ose mesazhe, në vetëm 5 muaj. Jo vetëm kaq por Meta e merrte Ismajlajn me vete në mbledhjes e CEZ në Pragë, e bëri që të merrte pjesë në mbledhjes e Këshillit Mbikqyrës së CEZ-DIA por edhe Këshillit Mbikëqyrës të OSHE, edhe pse ligjërisht nuk i takonte.
Ilir Meta kishte një objektiv, të përfitonte 10 milionë euro nga afera CEZ-DIA, thuhet në dosjen e SPAK, dhe për këtë do të shfrytëzonte Kastriot Ismailajn.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Komente












Përshëndetje të nderuar gazetare dhe botues të Shqiptarja.com Ju përgëzojmë për mbajten e publikut të informuar, pavarësisht se për mendimin tim nuk përbën lajm për Publikum, pasi Z.Kastriot Ismailaj është qytetar i lirë.Si mik me Z.Ismailaj, dhe pjesë e studios legale "Saccucci & Partners" Romë, studio e cila ka mbrojtur interesat e Z. Ismailaj në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbourg, ku kundershtuam Vendimin Nr.135, datë 02.12.2021 të Gjykatës Kushteteuese të Republikës së Shqipërisë, e kemi printer këtë Vendim, megjithëse ky vendim është shumë i cënueshem dhe do të rrezohet në ECHR, sikuse ndodhi me Vendimin Ne.135, date 02.12.2025 të kësaj Gjykate.Duke shfrytëzuar këtë rast, për informacionin e publikut dhe Tuajit si media, ju informoj se në datë 08.07.2025, Z.Kastriot Ismailaj, ka fituar betejen legale në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut Straßburg, kundër Shtetit Shqiptar. Asnjë media audiovisive apo portal nuk e pasqyroi fitoren e Kastriot Ismailaj me votim unanim të panelit gjykues, përfshirë edhe voten pro të gjyqtarit përfaqesues të Shtetit Shqiptar. Në webin zyrtar të ECHR, çështja "Ismailaj and Others v. Albania", Application Nr. 28873/22, tregohet votimi unanim i Gjykates, në favor të Z.Kastriot Ismailaj. Ky Vendim ka marrë formë të prerë mbas tre muajve nga data e shpalljes, dmth 08.10.2025. mbas kësaj date ky Vendim është i detyruar të zbatohet nga autoritet e Shtetit Shqiptar. Duket si rastesi që GJK e mori vendimin e rrezimit të kërkesës në këtë datë. Mbetemi në pritje të arsyetimit të vendimit me qellim dërgimin e çështjes në ECHR.
Përgjigju