‘Afera e inceneratorëve po qelb vendin’, Zhupa ngre 5 pyetjet: Në këto vjedhje janë përfshirë ‘luanët’ dhe ‘tigrat’ e qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një deklaratë për shtyp ka ngritur 5 pyetje sa i përket aferës së inceneratorëve. Sipas saj, organet e drejtësisë nuk po merren me problemin kryesor por me detaje të parëndësishme të cilat deputetja i cilëson si ‘bishti’. Zhupa shprehet se kjo qeveri po jep para për punë të cilat nuk janë kryer.

'Nga Tirana në Elbasan dhe nga Elbasani në Fier, afera e inceneratorëve po qelb vendin, dhe i bën të mbajnë erë organet e drejtësisë, që nuk e çojnë hetimin te ‘koka’, por merren me bishtat.

430 milion euro për djegësit që nuk djegin. 

Inceneratori i Fierit ka shumë gjëra për të thënë por mjafton të kujtojmë se Klodian Zoto pagoi veten nëpërmjet dy kompanive të tij, 23 Milionë Euro për punë që nuk janë kryer. Një qeveri që jep paratë në këtë formë mund të jetë më së paku ortake, ose vetë përfituese e këtyre parave.

Shkeljet edhe çuditë vazhdojnë, Inceneratori i Fierit ka marrë kredi, me garanci sovrane, 69 milion lekë për paga ndërkohë që këto paga paguheshin me paratë e buxhetit të shtetit 

Në këtë vjedhje të shkallës industriale janë të përfshirë, që nga ‘luanët’ dhe ‘tigrat’ e qeverisë, e deri te çakallët e pushtetit lokal. Ata që fshihen sot në kërkim, Zoto-Mërtiri-Gugallja, janë vetëm hienat që kanë lëpirë çfarë u kanë lënë ‘mbretërit’ e xhunglës së pushtetit.  

Sot kemi pesë pyetje për inceneratorin e Fierit:

1- Pse kryebashkiaku Armando Subashi, zgjodhi një truall privat për inceneratorin e Fierit, edhe pse Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Bashkisë i vendosi në dispozicion 10 troje publike ku mund te ndërtohej inceneratori? 

2- Pse, pasi zgjedh token private para tokës publike e shpronëson atë me çmim dyfish: plot 460 mln lekë?

3- Pse dhe kush e ndryshoi destinacionin e tokës finale për ndërtimin e inceneratorit, nga ‘tokë arë’ në ‘tokë truall’ për t’i rritur çmimin në mënyrë fiktive? 

4- Pse, dhe si, mund te lejohet që pasuria publike të jetë garanci bankare në favor të koncesionarit, siç e ka lejuar Subashi?

5- Si është e mundur që për shpronësimin e pasurisë Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë sot në burg ndërsa Armando Subashi, i cili ka kryer pagesat e shpronësimit, vazhdon të mbetet akoma i lirë? Për të njëjtat fakte, për të njëjtat shkelje dhe nuk arrestohet autori kryesor për shpronësimin e paligjshëm.

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por të vështira për drejtësinë e kapur.

Ne kemi një përfundim: Të gjitha këto ndodhin SEPSE ATA I NDAJNË PARATË SË BASHKU.

Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?’- tha Zhupa.

Ashtu sikurse Zhupa edhe Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat dy ditë më parë ka ngritur po ashtu 5 pyetje lidhur me inceneratorët.

Këlliçi tha se Rama ështe kapur duke ndarë paratë me Ahmetajn, Veliajn, Zoton dhe Gugallen e zyrtarë të tjerë. Këlliçi u shpreh gjithashtu se Rama dhe ministrja e Energjisë e Infrastukturës Belinda Balluuku reaguan ditën e djeshme, pasi opozita denoncoi derdhjen në kontot e të kërkuarve Zoto e Gugallja të 1.4 miliard lekëve.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan