Afera e inceneratorit të Fierit, në 17 maj seanca në Apelin e GJKKO-së për Lefter Koka

Afera e inceneratorit të Fierit, në 17 maj seanca në Apelin e GJKKO-së për Lefter Koka

Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka

TIRANË- Lefter Koka, Arenc Myrtezani, Sabina Cenameri, Pëllumb Abeshi dhe Etleva Kondi do të kërkojnë në Apel zhbërjen e masës së sigurisë të marrë ndaj tyre nga shkalla e parë e GJKKO për akuzat për çështjen e Inceneratorit të Fierit. Seanca është përcaktuar më datë 17 maj.

"Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.C., P.A., L.K., E.K., është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 10.05.2022, me nr. 14 regjistri themeltar. Sipas shortit të ditës së sotme, kjo çështje do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, në seancën gjyqësore të planifikuar më datë 17 Maj 2022, ora 11:00", thuhet në njoftim. 

Jo vetëm në Inceneratorin e Elbasanit, por edhe në atë të Fierit sipas Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë shkelur procedurat për dhënien e koncesioneve por edhe janë konsumuar vepra penale nga zyrtarë deri të nivelit më të lartë. Rreth 3.3 milionë euro pasuri e sekuestruar (1.2 Lefter Kokës, 2 milionë euro në Elbasan dhe 140 mijë euro babait të deputetit Bllako) dhe 9 masa të tjera arresti për Fierin dhe 5 për Elbasanit ishte bilanci i fundit SPAK. 

Masat për inceneratorin e Fierit
Masat ‘arrest me burg’:  Lefter Koka, ministër i Mjedisit akuzohet për  “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”;  Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i Komisionit për dhëne e inceneratorit! drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”! Azem Shatëri, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Fier! Akuzohet për shpërdorim detyre! Florjan Muçaj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ Erjon Murataj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre'.  Klodian Zoto, akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Arenc Myrtezani, ish-administrori i inceneratorit të Fierit! I akuzuar për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, Masa ‘Arrest Shtëpie’: Sabina Cenameri, e “Shpërdorimi i detyrës”, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit!  Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionti, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë