Afera e presidentit të FSHF,
Duka sponsorizon Skënderbeun

Afera e presidentit të FSHF,<br />Duka sponsorizon Skënderbeun<br>
Jo vetëm konflikt interesi, por një aferë e pastër e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Report Tv zbulon se kreu i FSHF është ortak prej vitesh me ish-presidentin e Skënderbeut, Agim Zeqo, dhe sponsor zyrtar i ekipit korçar. Zeqo përmendet në raportin hetimor të UEFA-s për trukimin e ndeshjeve nga Skënderbeu.

Situatën e rëndë në të cilën ndodhet futbolli shqiptar e rëndon edhe një fakt tjetër. Report Tv zbulon përmes Qendrës Kombëtare të Biznesit se presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është sponsor zyrtar në klubin e futbollit Skënderbeu, i hetuar për trukime dhe kërkuar që të dënohet me 10 vjet mospjesëmarrje në Kupat e Europës, si dhe 1 milion euro gjobë. Në raportin hetimor të UEFA-s përmenden emrat e ish-Ministrit të Financave, Ridvan Bode, ish-presidentit Agim Zeqo dhe presidenti aktual Ardjan Takaj.

Pikërisht me ish-presidentitn e Skënderbeut, Agim Zeqo, Armand Duka është ortak në firmën që sponsorizon Skënderbeun, e stampuar në mesin e fanellës. Fakti se kërkesa për të dënuar Skënderbeun me 10 vjet është mbajtur e fshehur nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, lidhet me miqësinë që presidenti Armand Duka ka me këta financues të Skënderbeut, që janë në dosjen e UEFA-s si trukues ndeshjes.

UEFA nuk e ka përmendur në dosje rolin e Dukës në këto afera, edhe pse ky i fundit është aksioner në kompaninë e një kafeje në Shqipëri që sponsorizon zyrtarisht klubin korçar. Presidenti FSHF-së ka 25% aksione dhe 25 % të tjera i ka vëllai i tij Agron Duka . Aksioneri tjetër është ai i ish presidentit të Skënderbeut, Agim Zeqo, që zotëron 50% të aksioneve në këtë kompani. Një konflikt i pastër interesi, ku një president federate është gjithashtu sponsor i një tjetër skuadre futbolli. Ndërkohë, Duka nuk e ka mohuar ortakërinë me Agim Zeqon, ndërsa është mbrojtur në publik me tezën se nuk e dinte se çfarë bënin drejtuesit e kompanive të tij në lishje me sponsorizimet dhe reklamat. 
	faksimile armand duka

faksimile armand duka

Ekstrakti që vërteton ortakërinë e presidentit të FSHF-së me financuesin kryesor të elipit të Skënderbeut

Redaksia Online
s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron