TIRANË- Policia ka ekzekutuar vendimin për konfiskimin e pasurive të Lefter Kokës dhe 4 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e Inceneratorit të Elbasanit. Shtetit i kalohen pasuri me vlerë rreth 340 mln lekë, mes tyre edhe kantina e ‘Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, në Durrës, ku ish-ministri Koka kishte 88.19% të aksioneve.
Konkretisht janë konfiskuar 5 shoqëri dhe 12 pasuri të paluajtshme, 3 dyqane, 8 apartamente dhe 1 godinë. Pasuritë rezultonin në emër të Kokës, Arbër Denizit, Mateo Rustanit, Miklovan Xhafës dhe Agim Seferit.
"Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2020, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për konfiskimin e 12 pasurive të paluajtshme dhe të 5 shoqërive tregtare, në pronësi të shtetasve Lefter Koka, Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani", njoftoi sot policia.
Vendimi është marrë në kuadër të hetimit të nisur për inceneratorin e Elbasanit në vitin 2020 për veprat penale të "Shpërdorimit të detyrës", "Korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë" dhe "Pastrimit të produkteve të veprës penale".
Më 8 nëntor 2024 Apeli i GJKKO-së ndryshoi vendimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me inceneratorin e Elbasanit duke e shpallur fajtor edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës siç kishte kërkuar SPAK. Në total Ish-ministri Lefter Koka u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg.
Emrat e personave të cilëve iu sekuestrua pasuria Lefter Koka
Miklovan XhafaAgim Seferi
Arbër Denizi
Mateo Rustani
Pasuritë e konfiskuara
-88.19% e aksioneve në pronësi të shtetasit Lefter Koka, në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë korensponduese 244 442 972 lekë;
-1 njësi me sipërfaqe 206 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 20 857 500 lekë;
-1 njësi me sipërfaqe 22.8 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 2 308 500 lekë;
-1 njësi me sipërfaqe 68 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 6 885 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 82 m2, me vlerë rreth 5 535 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 110 m2, me vlerë rreth 7 425 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 87 m2, me vlerë rreth 5 872 500 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 84 m2, me vlerë rreth 5 670 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 81 m2, me vlerë rreth 5 467 500 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 116 m2, me vlerë rreth 7 830 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 94 m2, me vlerë rreth 6 345 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 135 m2, me vlerë rreth 9 112 500 lekë;
-pasuri e paluajtshme truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.4%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 3933
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump emëron të dërguarin e posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar
22 Dhjetor, 09:28
-
Biden nënshkruan ligjin për financimin e qeverisë, shmanget mbyllja e pjesshme e saj
21 Dhjetor, 19:23
-
Trump do t’u kërkojë vendeve të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së
21 Dhjetor, 16:55
-
SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton planin për buxhetin e qeverisë, do të shmangte mbylljen e pjesshme të saj
21 Dhjetor, 08:15
-
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
20 Dhjetor, 17:05
-
Zgjedhjet në Gjermani/ Elon Musk shpreh hapur mbështetjen për AfD-në, partinë e ekstremit të djathtë
20 Dhjetor, 16:49
-
Trump trysni për një marrëveshje që i jep fund luftës Rusi-Ukrainë
20 Dhjetor, 16:16
-
Dosja e inceneratorit të Tiranës, GJKKO nis gjykimin e ish-deputeti të PS, Alqi Bllako
20 Dhjetor, 13:09
-
SHBA/ Joe Biden: Do marr pjesë në inaugurimin e Trump! Nuk do ndjek shembullin e tij 'fëmijëror' 4 vite më parë
19 Dhjetor, 19:42
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor, 15:58
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor, 15:12
-
Inceneratori i Fierit, Apeli prish vendimin e GJKKO-së, e kthen dosjen për rigjykim dhe me një tjetër trupë gjykuese!
19 Dhjetor, 14:31
Kantina "Gjergj Kastrioti" ne Durres ishte e shtetit...ju rikthye.
Përgjigjumerrini Pasurine dhe METES,,BERISHES,,,NANOS,,,RAMES,,,MEKSIT,,MAJKOS,,RULIT,,BODES,,AHMETAJT,,BALLUKUT,,SPIROPALI,NEDIUT,T,,DHE TE GJITHE BANDES T TYRE...
PërgjigjuEshte vetem sa per sy e faqe sepse as 1% te pasurise nuk ja marrin or teeeejjjjj