Tiranë-Kërkesa e radhës e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj për shuarje të masës së sigurisë u rrëzua nga Apeli i Posaçëm i cili la në fuqi arrestin me burg.
Vendimi u mor nga gjyqtari i Apelit Florjan Kalaja, ndërsa më herët e njëjta kërkesë e Rjepajt është rrëzuar edhe nga Gjykata e Lartë.
Klodian Rjepaj mbahet në paraburgim për dosjen “Sterilizimi”, ku bashkë me ish-ministrin e Shëndetësisë dyshohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për këtë dosje, Ilir Beqaj ndodhet në masën “detyrim paraqitje”, por u arrestua në korrik të vitit 2024 për një tjetër hetim, atë të SASPAC.

Në pranga për të njëjtën çështje u vendos dhe biznesmeni i koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale Ilir Rrapaj, i cili akuzohet për “vjedhje me pasoja të rënda si grup i strukturuar kriminal.
Komente

