TIRANË- 25 pasuri të familjes Berisha, me dy të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, do të mbeten të sekuestruara. Kërkesa e bërë nga çifti Malltezi për rikthimin e pasurive të sekuestruara prej tetorit 2023, nga procesi i aferës Partizani është rrëzuar sërish nga Gjykata e Apelit. Gjyqtari Engert Pëllumbi ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë 27 tetorin e kaluar. Report Tv ka zbuluar se 13 pasuri shkojnë mbi 20 milionë euro pasuri.
Nga apartamentet mes luksit, vila në Gjirin e Lalëzit, aksionet në kompaninë “Homeplan”, e deri tek njësitë e biznesit në kompleksin “Magnet”, i cili u ndërtua mbi truallin e klubit sportiv “Partizani;’ pasqyrohen me detaje nga katalogu i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Për 13 prej 25 pasuritë e sekuestruara, të shoqëruara me fotot në ambientet e brendshme të tyre, apartamente të shpërndarë në Tiranë, nga rruga “Mustafa Matohiti”, te kompleksi “Magnet”, vila luksoze në Gjirin e Lalëzit, 3 njësi biznesi, nga lokalet te palestrat, 1 sipërfaqe toke, 2 bodrume dhe 1 garazh,
Një vilë në Gjirin e Lalëzit me sipërfaqe 187.7 m2 ka një vlerë prej 12.6 milionë lekë, bashkë me truallin. Apartamenti luksoz, i cili shihet edhe nga pamjet e ambienteve të brendshme, i ndodhur pranë Gardës së Republikës, vlerësohet nga gjykata me 48.5 milionë lekë, rreth 485 mijë euro, dhe ka një sipërfaqe 208.2 m2. Jo më pak luksoz është edhe apartamenti tjetër në rrugën “Mustafa Matohoti, 128.3 m2, që sipas autoriteteve vlerësohet rreth 260 mijë euro.
Apartamenti me sipërfaqe 356.3 m2 në kompleksin “Magnet”, i cili sipas pamjeve është shfrytëzuar për zyra, ka vlerë 44.3 milionë lekë, ose rreth 443 mijë euro. Në të njëjtin kompleks ndodhet një tjetër apartament zyrë, me sipërfaqe 375 m2 është, me vlerë 46,6 milionë lekë, mbi 460 mijë euro. Një apartament i tretë që shfrytëzohet për zyra ndodhet në “Magnet”, 346.1 m2, vlerësuar me 43 milionë lekë të reja, ose 430 mijë euro.
"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13, datë 07.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.M. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 662 akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen e sekuestros preventive”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 662 Akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar", njoftoi Apeli i GJKKO-së.
Tjetër pasuri e Malltezit, me vlerë shumë të madhe është kjo sipërfaqe e madhe toke prej 3 mijë m2 që është sekuestruar në Priskë të Madhe, e cila kap vlerën e 134.4 milionë lekëve, ose rreth 1.4 milionë euro. Pasuritë e tjera të familjes Berisha, janë disa apartamente, garazhe apo edhe bodrume, edhe këto në zona të shtrenjta të Tiranës.
Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.
Edhe Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
LISTA e plotë e pasurive të sekuestruara
1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ..... në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë ...... në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ....... në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ....... në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ........ në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ......... në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr "Mustafa Matohiti" Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.
8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga "Mustafa Matohiti", me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.
9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga "Mustafa Matohiti", me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71
10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr "Mustafa Matohiti", shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,
11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.
12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr "Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe
13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.
14) Pasuria Nr.370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit
15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.
16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2
17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
21)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.
22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.
23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;
24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;
25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi.
Komente













Ku jan ati komunistat ha ha ha
PërgjigjuKjo është familja kriminale më e madhe në rajon gjë që dhe departamenti i shtetit në Amerikë e ka vlerësuar NON GRATA megjithatë SPAK fle gjumë dhe meren me ndonjë kryetar bashkie të ndonjë province.
Përgjigjusi nuk kam degjuar der me tash per konfiskime dhe per rishperndarje te pasurise se konfiskuar...cfare jane bere me gjithe ato sekuastrime qe degjojme?
PërgjigjuAto te sekuestruarat krimineleve kokpalare, i blejne kriminelet me kollare qe drejtojne kete vend. Kurse pasurite e krimineleve me kollare, sekuestrohen thjesht per show sepse i marrin perseri. Ketyre nuk u hyn gjemb ne kembe.