Afera 'Partizani'/ Berisha e Malltezi sërish në GJKKO, kërkojnë revokimin e masës së sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares Gjoka

Afera 'Partizani'/ Berisha e Malltezi sërish në GJKKO, kërkojnë revokimin e masës së sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares Gjoka

TIRANE- Në GJKKO vijon tentativat e avokatëve mbrojtës të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për të ndryshuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Në seancën e sotme avokatët i kërkuan gjyqtares Irena Gjoka të heqë dorë nga gjykimi duke i paraqitur vendimin e Gjykatës së Athinës. Vetë gjyqtarja nuk u shpreh por i ktheu aktet avokatëve.

Seanca u shty për në datën 21 maj ku gjyqtarja do të shprehet për kërkesën për revokimin e masës së sigurisë për Malltezin ndërsa për Berishen avokatët kanë rezervuar të drejtën ta bëjnë në seancën e radhës.  Nga ana e tyre prokurorët e SPAK kanë kërkuar që të mos ndryshohet  masa e sigurisë.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. 

Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion