‘Partizani’/ Berisha kërkesë të re për heqjen e arrestit shtëpiak, shtyhet seanca në GJKKO! Mungoi prokurori

‘Partizani’/ Berisha kërkesë të re për heqjen e arrestit shtëpiak, shtyhet seanca në GJKKO! Mungoi prokurori

Sali Berisha nga arresti shtëpiak

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sërish një kërkesë të re në GJKKO për zëvendësim të masës së sigurisë. Berisha kërkohen heqjen e masës arrest në shtëpi, por seanca në Gjykatën e Posaçme u shty për shkak të mungesës së prokurorit. 

Seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së Berishës është caktuar më datë 8 prill. Berisha është përpjekur disa herë për të hequr masën e arrestit shtëpiak, por kërkesat i janë rrëzuar.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. 

Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër