Afera Partizani/ Berisha nuk paraqitet në SPAK: Të njoftojnë Kuvendin, po shkelet Kushtetuta

 

Sali Berisha nuk është paraqitur në SOAK për masën detyrim paraqitjeje që i është vendosur lidhur me çështjen për aferën e privatizimit të Partizanit. Ndërsa duhej të paraqitej para oficeres në SPAK, ish-kryeministri ka mbledhur kryesinë e Rithemelimit dhe thotë se SPAK duhet të njoftojë Kuvendin dhe më pas të ishin vendosur masat e sigurisë ndaj tij.

"Ai vendim duhet të shkojë në parlament. Nuk futet dot në parti politike. Atje nuk e dërgojnë dot sepse ai vendim është në kundërshtim flagrant me kushtetutën, është shkelje flagrante e kushtetutës. Nëse për një deputet shkelet kushtetuta imagjino se ca bëhet për një situatë të thjeshtë. Rama kërkon të vendosë deri në fund pushtetin e tij personal. U them qytetarëve që në qëndrimet e mia s’ka asgjë personale përveç mbrojtjes së interesave jetike të tyre duke mbrojtur kushtetutën. Kushtetuta ka përcaktimet e veta. Përderisa kushtetuta është në fuqi s’ka bandit që të imponojë mua të shkel Kushtetutën", tha Berisha. 


Lajmi kryesor:

Afera ‘Partizani’/ Berisha shpërfill vendimin e GJKKO, nuk shkon në SPAK dhe sulmon Dumanin: Vepron si bandit


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ambasada e SHBA-së uron Pavarësinë me amerikanin që këndon himnin e Flamurit: Urime 112-vjetorin! Ne festojmë me krenari bashkë me ju

Ambasada e SHBA-së uron Pavarësinë me amerikanin që këndon himnin e Flamurit: Urime 112-vjetorin! Ne festojmë me krenari bashkë me ju