TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit sot në SPAK për të zbatuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme për akuzën e korrupsionit pasiv në privatizimin e kompleksit Partizani. Berisha duhej të paraqitej sot para oficeres së policisë gjyqësore Adelajda Metaj, por ai i shmanget një përballje me drejtësinë dhe kështu ka zgjedhur që të strehohet në Kuvend.
Në orën 10.00, kur do të duhej të paraqitej në Policinë gjyqësore, Berisha u shfaq në dyert e parlamentit, për takimin mes deputetëve duke krijuar kaos. Nga aty Berisha sulmoi drejtësinë, duke thënë se po shkel Kushtetutën dhe se nuk do të paraqitet, pasi sipas tij SPAK për t'i vendosur masën e sigurisë duhet t’ia paraqesë Kuvendit.
"Duhet të shkojë në parlament, se aty e kam qendrën e punësimit se në parti politike nuk vjen dot. Atje nuk e dërgojnë dot sepse ai vendim është në kundërshtim flagrant me kushtetutën, është shkelje flagrante e kushtetutës. Nëse për një deputet shkelet kushtetuta imagjino se ca bëhet për një situatë të thjeshtë", tha Berisha nga Kryesia e Kuvendit", tha Berisha.
Berisha sulmoi edhe prokurorin e çështjes Arben Kraja, për të cilin tha se vepron si bandit.
“Ai nuk guxon ta bëjë ta bëjë këtë se ai duhej të sillej jo si bandit, por si zyrtar dhe të kërkonte që Sali Berisha të paraqitet, këto dhe këto, dhe ta vendoste parlamenti, do ta votonte edhe Sali Berisha vetë. Por ai nuk e bën këtë se do të sillet si bandit. Dhe ju dhe askush nuk duhet të bëjë avokatinë e një banditi. Sepse avokatia e një banditi nuk i shërben asnjeriu”, u shpreh Berisha pas mbledhjes me grupin e Rithemelimit.
Mosbindja ndaj vendimit të gjykatës së posaçme, e paralajmëruar në daljet mediatike nga Sali Berisha, u konfirmua edhe nga avokati i tij Genc Gjokutaj. Pas kalimit të afatit, ai tha për “Report TV” se kreu i rithemelimit nuk do të paraqitet pasi nuk do të shkelë kushtetutën.
“Ish-Presidenti dhe ish Kryeministri nuk mund te shkelë Kushtetutën dhe Ligjin Procedurial Penal! Jo sepse ne nuk kemi dijeni për vendimin pasi nuk është zbardhur akoma dhe si i tillë është edhe i pakomunikuar", tha Gjokutaj për Report Tv.
Mosparaqitja e Sali Berishës në gjykatë, shoqërohet me një procesverbal nga ana e oficeres Adelajda Metaj së ngarkuar për zbatimin e masës. Dokumenti i saj shqyrtohet nga prokurorët që po hetojnë çështjen, ArbenKraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët mund të vendosin përsëritjen e njoftimit, duke kërkuar paraqitjen e Berishës të hënën e tretë të muajit, në 20 nëntor.
Ndryshe nga Berisha, ndërtuesi Fatmir Bektashi ka zgjedhur që të paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitjeje’, ndërsa nuk ka pranuar që të japë asnjë koment për mediat. Ai u paraqit në kohë në ambientet e prokurorisë së posaçme duke hyrë në zyrën e oficeres me dokumentin e identifikimit ku është mbajtur edhe procesverbali i paraqitjes dhe më pas u largua. Masat e vendosura nga GJKKO ndaj Bektashit, për akuzat korrupsion dhe pastrim parash, janë identike me ato që janë vendosur ndaj Sali Berishës, “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”. Ndryshe nga Berisha i cili përmes avokatëve ka refuzuar edhe seancat e mëparshme gjyqësore, biznesmeni Bektashi është paraqitur vetë edhe në seancën e konfirmimit të masave të vendosura ndaj tij.
Çfarë ndodh nëse Berisha nuk paraqitet sërish në SPAK?
Pritet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i Gjykatës ndaj refuzimit të ish-kryeministrit për të zbatuar vendimin e saj. Juristët referuar bazës ligjore dhe praktikës juridike, thonë se ish-kryeministri mund të përballet me ashpërsimin e masës së sigurisë nëse refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës “detyrimin për tu paraqitur” në SPAK. Prokurorit i lind e drejta të veprojë me një masë tjetër më të rëndë se dy masat që janë në fuqi deri tani. Megjithatë para këtij veprimi, mund të përsëritet edhe njëherë njoftimi për Sali Berishën ku i bëhet e ditur se duhet të paraqitet në kohën e përcaktuar në respektim të vendimit të gjykatës. Mosparaqitja edhe pas këtij njoftimi, i vendos prokurorët para dy opsioneve:
I pari, të kërkojnë një masë tjetër sigurie, “arrest shtëpie” ose “arrest me burg”, por për të dyja këto, duhet të kërkohet autorizim nga Parlamenti.
Për masën “arrest në burg”, ka një pengesë ligjore që lidhet me moshën e Sali Berishës mbi 70 vjeç. Për masën arrest shtëpie, nuk ka kufizim moshe, por SPAK dhe GJKKO duhet t’i kërkojnë parlamentit, krahas heqjes së imunitetit edhe autorizim për shoqërim të detyrueshëm të Berishës me policë, pasi nuk ka zbatuar masën e parë. Nëse parlamenti e miraton kërkesën, ekzekutimi i masës “arrest shtëpie” bëhet nga policia që e shoqëron Sali Berishën në banesë dhe vendos një trupë shërbimi për tu kujdesur për zbatimin e “arrestit në shtëpi” përsa kohë kjo masë vijon. “Arresti në shtëpi” shoqërohet me takimin vetëm me anëtarë të familjes dhe avokatin duke mos lejuar kontaktin me median apo persona të tjerë.
Skenari i dytë, më pak i mundshëm, është që prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai vendosin vijimin e hetimit me masën që është në fuqi “detyrim paraqitje”, duke administruar deklaratat ku Berisha verbalisht pranon se ka marrë dijeni. Në këtë rast, vendimi i masës depozitohet në sekretarinë e GJKKO e cila ia dërgon Berishës me postë në adresën ku figuron banues. Pas këtij veprimi, bëhet deklarimi i mungesës së Berishës, dhe sipas ligjit, barazohet me personin e ikur, në zbatim të Nenit 247, paragrafi 3/1 i Kodit të Procedurës Penale që parashikon se: I ikur konsiderohet personi që megjithëse ka dijeni, i shmanget me vullnet zbatimit të masave të sigurimit, ose dënimit me burgim. Ky nen i përgjigjet saktësisht situatës së Berishës, për të cilin policët kanë shënuar në procesverbal se “nuk u gjet” pasi kanë tentuar ta lajmërojnë në selinë e Rithemelimit dhe në banesën e tij ku ka adresën e deklaruar edhe pse ai verbalisht ka marrë dijeni për masën.
Deklarimi i ikjes, pasohet me vijimin e hetimeve me një avokat kryesisht për Berishën i cili mund ta përfaqësojë edhe pas dërgimit të dosjes në gjyqin e themelit.
Ish-kryeministri sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumanin, teksa tha se nuk guxon që të dërgojë kërkesë në Kuvend pasi sillet si bandit dhe jo si zyrtar.
A e kupton ti që ai nuk guxon ta bëjë ta bëjë këtë se ai duhej të sillej jo si bandit, por si zyrtar dhe të kërkonte që Sali Berisha të paraqitet, këto dhe këto, dhe ta vendoste parlamenti, do ta votonte edhe Sali Berisha vetë. Por ai nuk e bën këtë se do të sillet si bandit. Dhe ju dhe askush nuk duhet të bëjë avokatinë e një banditi. Sepse avokatia e një banditi nuk i shërben asnjeriu,” theksoi Berisha pas mbledhjes së grupit të Rithemelimit.
Pas mbledhjes së grupit të Rithemelimit, Sali Berisha është pyetur nga mediat se përse refuzon të shkojë në SPAK për masën ‘detyrim paraqitjeje’ që gjykata ka caktuar ndaj tij për aferën ‘Partizani’. Berisha tha se SPAK po shkel Kushtetutën dhe se njoftimi duhet t’i shkojë kuvendit.
"Sot nuk kam asnjë njoftim përveç njoftimeve publike. Ata nuk kanë asnjë vlerë. Unë kam një institucion dhe institucioni zyrtar i punës për mua është parlamenti. Çdo njoftim për deputetin e sjell në Kuvend, këtu nuk ka ardhur asgjë. Berisha është deputet i Kuvendit. Ta vendoste parlamenti, do ta votonte dhe Berisha vetë", tha Berisha.
Ndërtuesi Fatmir Bektashi u paraqit në SPAK, për herë të parë që pasi ndaj tij u caktua masa detyrim paraqitje. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Bektashi nuk pranoi të flasë për mediat. Ndonëse iu bënë pyetje të shumta nga gazetarët, Bektashi preferoi që të qëndrojë para tyre për një kohë të shkurtër duke heshtur, ndonëse gazetarët i drejtuan shumë pyetje.
Ky moment shkaktoi të qeshura tek gazetarët të cilët e pyetën ndërtuesin Bektashi nëse flet shqip, apo gjuhë të tjera.
Flisni shqip?
Parli italiano (flisni italisht)?
Speak english (flisni anglisht)?
Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur në SPAK, për masën e sigurisë që është vënë ndaj tij, detyrim paraqitjeje’, për aferën e partizanit. Bektashi është parë teksa futet në ambientet e SPAK dhe kjo është hera e parë që ai paraqitet që prej vendosjes së masës së sigurisë nga GJKKO.
Në ndryshim nga Bektashi, Berisha ka refuzuar të paraqitet duke mos u përballur me drejtësinë, por ka mbledhur deputetët në Kryesinë e Kuvendit.
Sali Berisha nuk është paraqitur në SOAK për masën detyrim paraqitjeje që i është vendosur lidhur me çështjen për aferën e privatizimit të Partizanit. Ndërsa duhej të paraqitej para oficeres në SPAK, ish-kryeministri ka mbledhur kryesinë e Rithemelimit dhe thotë se SPAK duhet të njoftojë Kuvendin dhe më pas të ishin vendosur masat e sigurisë ndaj tij.
"Ai vendim duhet të shkojë në parlament. Nuk futet dot në parti politike. Atje nuk e dërgojnë dot sepse ai vendim është në kundërshtim flagrant me kushtetutën, është shkelje flagrante e kushtetutës. Nëse për një deputet shkelet kushtetuta imagjino se ca bëhet për një situatë të thjeshtë. Rama kërkon të vendosë deri në fund pushtetin e tij personal. U them qytetarëve që në qëndrimet e mia s’ka asgjë personale përveç mbrojtjes së interesave jetike të tyre duke mbrojtur kushtetutën. Kushtetuta ka përcaktimet e veta. Përderisa kushtetuta është në fuqi s’ka bandit që të imponojë mua të shkel Kushtetutën", tha Berisha.
E perse ky trajtim special se na qenka mbi 70 vjec?! Bernie Madoff ishte 82 kur vdiq ne burg.Berishes i duhet vene gjobe thjesht per kercenim e sharje te prokuroreve te SPAK-ut sic ja vune Trump-10.000 $ + gag order.
PërgjigjuDo shohim gallate pse jo. Deri ca vitesh na myten plepistet e pd. Tani orteku plepisteve juriste te ps. Regjimi i bie tambures se skenarit Kim-Ram-Duman--fiut qe Sala eshte person pa cilesi te vecante (?) kur behet fjale per masat e sigurise personale. Ndaj e cojne njoftimin ne shpi e parti e jo vendin e punes se "personit nen hetim" Sali. Saliu i bi tupanit qe eshte deputet dhe si cilesi e vecante i jep imunitet. Ndaj dhe Kuvendi duhet tia heqe. Ne fakt, SPAK ose SKAP cfardo,ka juridiksion pikerisht per shkak te te qenurit deputet! Mgjt tutje plepistet e ps do na ndricojne qe juridiksioni eshte per krimet si ish funksionar etj etj. Kishim pordhukori nen kontroll te Enverit dhe "vijes" se tij; e me radhe Sali e Fatos e Edvin, ama sot e kena nen Kim!!! Nje gje eshte e sigurte-dinjitetin dhe integritetin si profesioniste por edhe njerez e kane menderosur nje here e pergjithmone.
PërgjigjuKonfiskoini pasurite ketij hajduti, pa le te rrije rrugeve le lehe si qen
PërgjigjuPo aman o spak se e bete legjende jo me thirje jo me poste. Ik e kape aty me zor se ska hyr asnjehere ne gjykate plera. Ik e veri prangat si gjithe te tjeret aty
PërgjigjuGjerat jane fare te thjshta.Prokuroria duhet te bej kerkese Kuvendit per heqien e imunitetit.Pas asaj vendimi eshte i thjeshte.Masa e penalitetit duhet te jete me e rende.Populli e besoj Z.Sali Berisha qe do te jemi te barabarte para ligjit por, faktet tregojne te kunderten.Ky person per 32-vite i ka bere karshillek ligjit.A eshte shteti i gatshem ti kundrvihet ketij shkelesi sistematik te ligjit(mos ngaterojme shtetin me qeverine sic kerkon,ky thyers ligji)?
PërgjigjuSalehu ka dhene fjalen si komunistStalinist se do perjetesoj ne pushtet PPSH sot PS apo rilindje se vetem keshtu ndjen siguri per vehte dhe pasurine e grabitur....
PërgjigjuBegtashit i kan then mbyll gojen se kush ska mend le mos te kete as koke Bektash????
PërgjigjuPo aktorin mundes(agushi) ku ka humbur, se ai i ka premtuar salehut se do luftojme krah per krah kunder SPAK-uk, apo ai eshte i sporteve te renda. O keshtu u pafshin shqiptaret te kacavirreni si hardhucat neper murishte, hajdut, narkoman dhe vrases jeni te gjithe, supa e sales dhe e agushit e prishur qe keni ngrene, u ka transformuar ne zvarranike.
PërgjigjuO Zot Na Ruaj Nga Keto Kafshe Te Pa Bindur Po Ku Eshte Pare Qe Te Futesh Nga Dritarja E Nje Instuticjoni Qe Eshte Parlamenti aza E Ligjeve Te Ketij Shteti Prokurorija Duhet Te Ngrihet Ne Kemb Ti Fus Brenda Keta Maskarenjen Te Pa cip Turp Po Mereni Ate Maskara Berish Dhe Futeni Brenda Se Kur Zdo Kemi Qetesi Pi a Sjedh Verdall Nje Plak Matuf
PërgjigjuKu eshte “trimi i malesise “….!!
PërgjigjuMerreni atje ku eshte fshehur dhe drejt tek 313 i zgjidhni qeline me te mire qe te mos merzitet qe ti bejne shoqeri minjte
PërgjigjuSPAK dhe bkh Te hetoje mjeken ne shkoder Dhurata uruci , mjekja me dy fytyra palaqo me 900 milion lek cash ne shtepi. Prokuroria e shkodres te vazhdoje hetimet per mjeken e spitalit ne shkoder.
PërgjigjuDuhe ta ta beje me patjeter SPAK! Balozi sifidon ligjet, SPAK duhet te vendos nderin ne vend dhe ti aplikoje ato, dhe kete Balozi i zi e di prandaj ben kaos ne kuvend, sepse aty do te votohet kunder lirise se tij per te vazhduar te dhjese Shqiperine
PërgjigjuNuk do të paraqitet sepse komonistat nuk dorëzohen! Bëni gati një fletë arrest se mund t'a ketë në plan të na bëjë edhe martirin plaku i poshtër.
Përgjigju