Afera 'Partizani'/ Berishës dhe dhëndrit i komunikohet akuza të mërkurën! Ish-kryeministri presion drejtësisë, thërret militantët në protestë para SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme po bëhet gati të mbyllë hetimet për aferën Partizani, ndërsa zyrtarisht pritet të marrë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se Berisha do të paraqitet në SPAK të mërkurën e 11 shtatorit në orën 12:00 përballë dy prokurorëve të çështjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët do t'i komunikojnë edhe akuzën. 

Burime pranë ish-kryeministrit bëjnë me dije se Berisha dhe avokatët janë njohur me fletëthirrjen dhe se do paraqitet në SPAK. Por, menjëherë sapo mori fletëthirrjen, ish-kryeministri mobilizoi militantët për t'i ushtruar presion drejtësisë dhe u bëri thirrje për protestë në orën 12:00, kohë kur Berisha pritet të mbërrijë në SPAK.

“Të dashur miq. Ditën e Mërkurë ne ora 12:00 kryetari i PD Prof. Dr .Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Te mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narko drejtësisë. Faleminderit”, thuhet në mesazhin dërguar strukturave.

Fletëthirrja i ka mbërritur edhe dhëndrit Jamarbër Malltezi, i cili po ashtu ndodhet në masën arrest shtëpie. Ai do të paraqitet në SPAK dy orë pas vjehrrit, rreth orës 14:00, për t'u njohur me akuzën. Siç e do procedura, Berisha dhe Malltezi do duhet të shoqërohen nga avokatët, ndërsa për shkak të masës arrest në shtëpi do duhet edhe që oficerët e policisë t'i shoqërojnë nga banesa drejt godinës së SPAK.

Ende nuk bëhen me dije akuzat që SPAK do i komunikojë Berishës dhe dhëndrit të tij. Aktualisht, të dy janë persona në hetim nga SPAK, Berisha për veprën penale Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, ndërsa Malltezi për "Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim, dhe "Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim.

Nuk përjashtohet mundësia që gjatë hetimeve SPAK të ketë ndryshuar akuzën, ose të rëndojë pozitën e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij, duke pasur parasysh që ndaj familjes Berisha dhe Malltezit ka nisur edhe një hetim i hollësishëm pasuror, ku janë venë nën sekuestro preventive edhe 25 pasuri. Ky hetim u bë shkak për zgjatjen disa herë të hetimeve ku afati për zgjatjen e fundit është 2 tetori.

Kjo është hera e dytë që Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë thirrur në SPAK. Herën e parë ata u thirrën për të marrë ne pyetje në cilësinë e personave nën hetim, ndërsa të mërkurën do të paraqiten për t‘u marrë të pandehur zyrtarisht.

Për këtë dosje, Prokuroria e Posaçme ka vënë në hetim edhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, i cili aktualisht është në masën detyrim paraqitje. Ai është hetuar për veprat penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore", dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim, por ende nuk dihet se kur do i komunikohet akuza.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv Partizani, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha. 

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 09/09/2024 16:46

    Futeni nē burg qenin bastard kriminelin hajdut Sali Bajgēn. Sēbashku me pederastin pler Jamarbēr Mut Marmalatēn. Se me burgosjen e ktyre flliqsirave vendoset drejtēsia pēr shum zullume qē ka bēr kjo familje krimineke.

    Përgjigju
  • jonel: 09/09/2024 16:06

    Burg,burg për këtë familje kriminale.

    Përgjigju
  • beni: 09/09/2024 15:59

    SALIU TE DENOHET 20 VJET,,,,KURSE KETE DEBILIN LIROJENI N.Q.S.BEHET BADHKEPUNETOR...

    Përgjigju
  • Dhenderri i Enver Hoxhes: 09/09/2024 15:50

    Sali Berisha te hetohet per ligjin famekeq 7501 per krimet e vitit 1997 per Gerdecin per 21 Janarin 2011 ku u vrane kater protestues te pafajshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

'Deputeti që duam', Rama: Kush ka ambicie të aplikojë! Kushtet nuk janë që të kesh ‘mik’ apo të dish të flasësh bukur

'Deputeti që duam', Rama: Kush ka ambicie të aplikojë! Kushtet nuk janë që të kesh ‘mik’ apo të dish të flasësh bukur