Në një kohë që nuk njeh dhe as nuk zbaton vendimin e GJKKO për t’u paraqitur fizikisht të hënën e parë dhe të hënën e tretë të muajit para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK për aferën Partizani, Rithemlimi mbron Sali Berishën dhe vijon të sulmojë gjyqtaren Irena Gjoka e cila konfirmoi masat e sigurisë.
“Prej disa javësh gjyqtarja Irena Gjoka mban pezull vëmendjen publike me disa qëndrime që nuk i bëjnë nder gjyqësorit dhe as figurës së gjyqtarit. E denoncuar nga avokati Genc Gjokutaj dhe të tjerë se është shkarkuar nga ish Presidenti Sali Berisha në vitin 1996 kur mbante detyrën Kryetarit të Këshillit te Lartë të Drejtësisë, ajo hesht si fija e barit. Opinioni publik kërkon të informohet mbi këtë fakt dhe mbi të gjitha, nëse kjo e vendos gjyqtaren Gjoka në pamundësinë për të drejtuar procesin ndaj Kryetarit të opozitës shqiptare, për shkak të konfliktit të interesit.
Pse nuk u tërhoq ajo qe ne fillim kur mbrojtja e z.Berisha ia dha këtë mundësi? Firmosur nga ish Kryetari i KLD-së , fshehja e vendimit të shkarkimit për arsye korrupsioni nga gjyqtarja Gjoka dhe marrja përsipër e gjykimit ndaj Kryetarit të opozitës, e vendosin atë qartazi në pozitat e konfliktit të interesit. Një konflikt interesi i cili dëshmon karakterin politik të këtij gjyqi dhe që nxjerr në pah arsyet e vërteta pas vendimmarrjeve antikushtetuese e antiligjore të gjyqtares Gjoka”, thuhet në njoftimin për shtyp të Rithemelimit.
Teksa Gjykata e Posaçme thotë publikisht se njoftimi i dërguar në adresën e shtëpisë së Berishës, u kthye me nënshkrimin “Refuzuar”, ish kryeministri si duket po sulmon dhe po i bën presione gjyqtares.
Lajmi kryesor:
Loja e Berishës! Refuzon gjykatën, por ankimon masën e sigurisë! Vendimi i zbardhur i shkon me postë
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.5%
-
Jo
31.6%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 618
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
SPAK i sekuestron 'Çopjave' të Elbasanit 10 mln dollarë kriptovaluta dhe dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
EKSKLUZIVE / Zef Brozi: Ju tregoj planet ogurzeza të Sali Berishës! Planifikoi aksident për mua, donte të më zhdukte në 1995! Falë SHBA-së sot jam gjallë
22 Janar, 11:08
-
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori, mos u gënjeni nga milionat
22 Janar, 10:52
-
Skënder Minxhozi: 14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK
21 Janar, 20:30
-
Mero Baze: Për të gjithë 'të bezdisurit' nga përkujtimi i 21 Janarit
21 Janar, 20:19
-
‘Vritini, vritini’, Ngjela: Berisha urdhëroi të qëllohet drejt protestuesve më 21 janar! Shfaqet me automatik në dorë, pamjet janë në Kaliforni
21 Janar, 20:01
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Operacioni ICARO, SPAK jep detajet zyrtare: 40 persona nën hetim, telefonat e enkriptuar zbuluan organizatën e narkotrafikut
21 Janar, 16:51