Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkon Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste të heqin nga institucionet publike materialet propagandistike pasi është e ndaluar me ligj.
Për koalicionin PD-Aleanca për Ndryshim, KQZ kërkon heqjen e një materiali propagandistik në Universitetin Politeknik të Tiranës shfaqur në fasadën e tij.
"Në zbatim të dispozitave ligjore dhe në respektim të rregullave dhe parimeve për zhvillimin e një fushate zgjedhore sipas standardeve të praktikave të mira në fushën e zgjedhjeve, kërkojmë heqjen e menjëhershme të materialit propagandistik të koalicionit "Partia Demokratike- Aleance per Ndryshim" nga fasada e godinës se Universitetit Politeknik në Tiranë", shkruhet në kërkesën e KQZ drejtuar PD-së.
Afishimi që ka bërë PD dhe KQZ kërkon largimin pasi është në shkelje të ligjit
Ndërsa Partia Socialiste materialet propagandistike të fushatës i ka shfaqur në Bashkinë e Gjirokastrës, të cilat u denoncuan në ditë më parë edhe nga Presidenti Ilir Meta.
"Partitë politike duhet të zhvillojnë një fushatë zgjedhore të qetë, duke shmangur politikat e polarizimit dhe aktet denigruese ndaj kundërshtarëve duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike edhe nëpërmjet materialeve propagandistike. Duke marrë shkas nga fakti i bërë publik i afishimit se dy materialeve propagandistike elektorale në Bashkinë Gjirokaster ju kërkojmë të merren masat e menjëhershme për heqjen e tyre" shkruhet në kërkesën e KQZ drejtuar PS-së.
Banderolat e vendosura në Gjirokastër
Sipas ligjit, ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë tyre, parqet, në pemët e qytetit dhe shtyllat e ndriçimit.
Kërkesat e KQZ drejtuar PS dhe PD-AN
G.M.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.6%
-
Jo
73.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 1213
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ Probleme me dëgjimin pas shpërthimit në magazinën në Lushnjë, Bujar Çela ndjek seancën plenare me kufje
18 Prill, 12:22
-
Berisha jashtë grupit të PD, Kuvendi: Bardhi ktheu vetëm të përjashtuarit gjatë kësaj legjislature, ish-kryeministri s’ka qenë pjesë
16 Prill, 12:36
-
Rienergjizimi/ PS mbledh drejtuesit e qarqeve, mungon Rama! Analizë e punës në terren
16 Prill, 11:54
-
Nga rikthimi i të përjashtuarve në PD te ‘pakti’ PS-Rithemelimi, Alibeaj: Sakrifikuan Zgjedhoren! Politika të mbajë duart larg drejtësisë
15 Prill, 18:19
-
Futen në grup të përjashtuarit e PD, Kuvendi lë jashtë Berishën! Bardhi i paqartë: Grupi është i bashkuar prej 5 shtatorit
15 Prill, 17:11
-
PD përsërit kërkesën: Kampet e Spaçit e Tepelenës të kthehen në muze! Asnjë vendim prej 2 vitesh nga kërkesa jonë
15 Prill, 12:55
-
Bardhi letër Komisionit Europian, PE dhe ambasadave në Tiranë: PS po mbron Olta Xhaçkën, nuk zbatoi vendimin e Kushtetueses për mandatin
15 Prill, 12:20
-
Axhenda parlamentare/ Çuçi mbledh Grupin e PS: Nasip Naço të enjten interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes! Kalon edhe ligji për Prefektin
15 Prill, 10:50
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
Akademia Politike e PS, Rama: 160 aplikime në 4 ditët e para
13 Prill, 21:48
-
Celibashi diskuton me përfaqësues të ODIHR për auditimin e teknologjive në zgjedhje: Vendosëm piketat për bashkëpunim të ngushtë teknik
13 Prill, 19:27
-
'Qeveria është në panik nga SPAK', Lulzim Basha: Do të depozitojmë në Kuvend paketë ligjore në mbështetje ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe BKH
13 Prill, 11:21