Ish-ministri i Mbrojtjes dhe zv.kryeministër në qeverinë Berisha, Gazmend Oketa është thirrur nga SPAK si dëshmitar në seancën e sotme të gjyqit për aferën e privatizimit me urgjencë të ish-kompleksit “Partizani”. Seanca mbahet në orën 10:00.
Veç tij, janë thirrur edhe Elvira Lame, Paro Laçi dhe Isa Tare. Ky i fundit duhet të dëshmonte që në seancën e 22 qershorit, por tha se ndodhej jashtë shtetit.
Seancën e kaluar, dëshmi e fortë ishte ajo e Ylli Pangos, ish-ministrit të Sporteve, i cili tha se kishte qenë kundër ndryshimit të destinacionit të ambienteve të ish-klubit Partizani, pra ndërtimit të 19 kullave atje. Tha se edhe ndryshimi ligjor i vitit 2008 që e bënte të mundur këtë nuk ishte iniciativë e tij, por propozim i qeverisë Berisha.
Berisha akuzonte direkt Pangon më 18 qershor 2008 se me propozimin e parë kishte sjellë një ligj në qeveri, në mbrojtje të interesave të pronarëve të klubeve sportive. Megjithatë, në GJKKO ish-ministri mohoi të kishte qenë i pranishëm në mbledhjen e qeverisë që vendosi kalimin e ligjit në Këshillin e Ministrave.
Lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente








