Tirane- Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë.
Ndryshe nga ish kryeministrit Sali Berisha, gjyqtarja Flojera Davidhi nuk pranoi kërkesën e Malltezit për t’i shuar këtij të fundit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Malltezi që prej muajit nëntor të vitit të kaluar është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke liruar nga qelia dhëndrin e Sali Berishës.Ky i fundit u la i lirë në datë 27 nëntor të këtij viti, pas 333 ditësh izolimi në banesë.
Ndërkohë SPAK ka marrë të zbardhur vendimin e gjyqtares Davidhi për ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën dhe do e apelojë në Apelin e Posaçëm
Dosja
Aktualisht dosja "Partizani' ndodhet GJKKO dhe seanca paraprake është caktuar më 16 dhjetor. Të pandehur janë marrë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani”.
Pas katër vitesh hetime për aferën Partizani, SPAK dërgoi dosjen me 5 të pandehur në GJKKO, ku kërkon nisjen e gjykimit.
Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi.
Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash.
Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për korrupsion aktiv, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” për pastrim parash, ndërsa Andia Pustina, financierja që kreu të gjitha operacionet financiare e ligjore të “Homeplan”, po ashtu në akuzë për pastrim parash.Paralelisht me dërgimin për gjykim të dosjes “Partizani”, Prokuroria e posaçme vijon hetimin e thelluar pasuror të familjes Berisha.
Lajmi ne perditesim....