Gjatë pyetjeve të drejtuara nga Jamarbër Malltezi në seancën e radhës të gjyqit për dosjen “Partizani”, ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango tha se nuk e dinte nëse Edi Rama, në cilësinë kryetarit të Bashkisë, ka dhënë leje ndërtimi. Po ashtu, ai tha se nuk e mban mend nëse ka folur ndonjëherë me Berishën për këtë çështje.
Pjesë nga dëshmia
Klodiana Gjyzari: Për Partizanin, keni folur ndonjëherë me zotin Berisha?
Ylli Pango: Nuk e mbaj mend nëse kemi folur ndonjëherë.
Jamarbër Malltezi: A jeni në dijeni që që në vitin 2003 është evidentuar si objekt i zënë?
Ylli Pango: Nuk e mbaj mend. Në atë kohë isha dekan.
Jamarbër Malltezi: A jeni në dijeni se zonja Dade ngriti një komision për këtë çështje dhe se kishte shkresa ku thuhej se pronat nuk merreshin në administrim sepse ishin të zaptuara?
Ylli Pango: Jo, nuk e mbaj mend.
Jamarbër Malltezi: A jeni në dijeni që Edi Rama kërkoi ndryshimin e destinacionit dhe përse u largua Isa Tarja?
Ylli Pango: Jo.
Jamarbër Malltezi: A jeni në dijeni që Edi Rama dha leje ndërtimi?
Ylli Pango: Jo.
Lajmi kryesor:
Partizani/ Pango 'shet' Berishën: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit! Dhe isha kundër ndryshimeve ligjore të 2008-s që i hapën rrugë kullave







