Berisha vijon t’i fshihet drejtësisë, oficerët e SPAK i trokasin nesër në derë! Nëse nuk shkon më 20 nëntor mund t’i drejtohen Kuvendit për ‘arrest shtëpie’

SPAK si një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë së reformuar shënoi rekordin e parë të goditjes së të paprekshmëve në Shqipëri, duke hetuar për korrupsion ish-kryeministrin për dy mandate dhe politikanin më të pushtetshëm të të djathtës, Sali Berisha.

Krahas dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi që përfitoi mijëra m2 tokë të ish-kompleksit Partizani ku ndërtoi 19 kulla shumëkatëshe me firmën e vjehrrit të tij kryeministër, pozita ligjore është e rënduar edhe për Sali Berishën nën hetim për korrupsion pasiv për këtë aferë. Berisha refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës që i ka caktuar masën detyrim paraqitje dhe duke u fshehur pas imunitetit parlamentar pretendon se po shkelet Kushtetuta.

Prej 21 tetorit, Sali Berisha i ka shmangur kontaktet me oficerët e policisë gjyqësore për të marrë prej tyre dijeninë për caktimin e masës së sigurisë. Në 26 tetor GJKKO pranoi kërkesat e dy prokurorëve të SPAK-ut Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dhe vlerësoi të ligjshme masën ndaj Sali Berishës, në mungesë, pasi u përfaqësua nga një avokat kryesisht pasi avokatët e tij me prokurë të posaçmem braktisën seancën.

Sipas masës së caktuar nga GJKKO Berisha duhet të paraqitet para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK, Adelajda Metaj të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Të hënën e parë të muajit, 6 nëntor, ish-kryeministri nuk u paraqit.

GJKKO ka refuzuar ndërkohë të gjitha kërkesat e avokatëve të Berishës për shuarje mase në datën 8 nëntor si dhe për përjashtimin e Irena Gjokës, kërkesë kjo e bërë dhe më herët. Hapi i radhës i mbrojtësve të tij është ankimimi në Apelin e Posaçëm duke argumentuar se është shkelur Kushtetuta seancë e cila ende nuk është caktuar.

Mirëpo, GJKKO në vendimin e zbardhur, ka specifikuar se ish-kryeministri ka dijeni për masën e caktuar ndaj tij dhe e ka pranuar verbalisht në konferencë për shtyp si dhe ka sqaruar përse nuk është marrë autorizimi nga Kuvendi.

Këtë të hënë, 13 nëntor, GJKKO do të bëjë një tjetër tentativë për të njoftuar ish-kryeministrin për masat në ngarkim të tij. Oficerët e GJKKO do tentojnë të njoftojnë Berishën pas disa refuzimeve nga ana e tij. Kjo pasi Sali Berisha duhet të paraqitet para oficeres së SPAK në datën 20 nëntor. Në rast se do të refuzojë edhe në këtë datë atëherë SPAK i lind e drejta për t’ju drejtuar Kuvendit për autorizim për rëndim të pozitës së tij duke kërkuar një masë më të rëndë siç mund të jetë ajo e arrestit në shtëpi.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/11/2023 01:33

    Po luan si macja me miun! Nje keshille kam per oficeret: Heren tjeter,dergoini nja dy fytyra te reja me /badges/te fshehura , le te perzihen me grupet e gazetareve kur i mblidhen e u jep konferenca shtypi,ose kur jep intervista para kuvendit dhe aty ne sy te te gjitheve, le t'ja lene ne dore shkresen gjyqesore.Keshtu veprohet ketej nga ne kur tipa te tille /avullojne/,por edhe ndonje gjobe ditore per cdo mosparaqitje nuk do te ishte keq.

    Përgjigju
  • tufi: 12/11/2023 20:39

    arrestojeni qenin,,,dhe dergojeni ne shpellen e vicidolit....

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 12/11/2023 18:27

    SPAK dhe bkh te hetoje mjeken ne spitalin e shkodres per Korrupsion dhe mosdeklarimi pasurise , mjekja me dy fytyra me 900 milion lek cash ne shtepi , te hetohet nga prokuroria e shkodres.

    Përgjigju
  • populli: 12/11/2023 17:20

    pse nuke zbatoni ligjin si pere te gjithe po beni leshim pere kete plere

    Përgjigju
  • flori: 12/11/2023 16:59

    arrestojeni mallokun...

    Përgjigju
  • Gripi: 12/11/2023 16:33

    Zgjat e zgjat o Spak. Berisha po ju sfidon hapur duke ju delegjitimuar. Duke ngritur akuza shume te renda ndaj jush dhe duke ju kercenuar publikisht. Nese ligji eshte i barabarte per te gjithe, atehere zbatojeni ate, beni kerkese ne parlament dhe izolojeni ne shpellen e tik bishen e plagosur. Boll me teater se po ju bije kredibiliteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë