Afera e ish-kompleksit ‘Partizani’, arrestohet Jamarbër Malltezi! 'Detyrim paraqitje' për Berishën dhe ndërtuesin Bektashi! Ish-kryeministrit i bllokohet pasaporta

TIRANE - Me kapelen ekuadoriane në kokë, Jamarbër Malltezi kishte dalë mbrëmjen e sotme (e shtune, 21 tetor 2023) të priste në aeroportin ndërkombëtar 'Nënë Tereza' bashkëshorten e tij Argita në momentin kur tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan dhe i vendosën prangat. Report TV siguroi ekskluzivisht dhe publikoi e para foton e momentit kur oficerët e policisë shoqërojnë dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha me duart prapa dhe me pranga të arrestuar në zonën e jashtme të aeroportit, pikërisht në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë. 

Agjentët e BKH-së ekzekutuan masën e sigurisë 'arrest me burg' për Jamarbër Malltezin të kërkuar nga dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dhe firmosur nga gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), Irena Gjoka i dyshuar për akuzën e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash pas hetimeve disavjeçare lidhur me privatizimin e ish- Kompleksit Sportiv "Partizani".

"Dhëndri im është ndaluar sot në aeroport tek priste të shoqen që kthehej nga jashtë" tha Berisha në konferencë. 

Për këtë aferë privatizimi nën hetim me masën e sigurisë "detyrim me paraqitje është dhe ish kryeministri Sali Berisha, i dyshuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim. Ndaj tij u vendos dhe masa e ndalimit të udhëtimit jashtë Shqipërisë, duke i bllokuar pasaportën.

Po ashtu masë sigurie 'detyrim paraqitje' është marrë edhe për Fatmir Bektashin, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani i cili dyshohet për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale në bashkëpunim me Malltezin.

Malltezi kishte dalë në aeroport të priste Argitën pasi po kthehej nga Mynih i Gjermanisë ku po mjekohet vajza e tyre ndërsa i janë vënë prangat, rreth orës 19:00. Menjëherë Sali Berisha njoftoi konferencën e pazakontë për median, në orën 21:00 të mbrëmjes në godinën e Rithemelimit e pak minuta më pas gazetarët mësuan për arrestimin e bujshëm.

Pas disa orësh në komisariatin e Rinasit, rreth orës 21:40 Malltezi u shoqërua nga forcat e policisë në ambientet e bllokut të sigurimit në rrugën 'Mine Peza" në Tiranë ku pritet të qëndrojë derisa të dalë para GJKKO-së për rivlerësim të masës së sigurisë.

GJKKO ka firmosur dhe sekuestron pasurive të Jamarbër Malltezit, ndërkohë agjentët kanë ushtruar sot pasdite kontroll edhe në banesën e tij dhe të ortakut Bektashi. Gazetarët e Report Tv mësuan se nuk ka pasur vendim për kontrollin e banesës së ish kryeministrit, Berisha, të cilit i është bllokuar pasaporta për të mos dalë jashtë Shqipërisë.

Rreth orës 21:00 në ambientet e godinës së Rithemelimit ku Berisha mbajti konferencën për median ishin mbledhur pak mbështetës ndërsa para gazetarëve ish kryeministri mbrojti veten, duke i quajtur akuzat politike të pabaza; u bë avokat i dhëndrit, Malltezi dhe sulmoi prokuroren e SPAK, Millonai e cila ishte një nga dy prokurorët që firmosën masat e sigurisë për ta. 

"Të akuzosh Sali Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë. Por ata që firmosin gjëra të tilla, as kaanë fytyrë, as kanë karakter. Të akuzosh për korrupsion për një gjë, për një gjë për të cilën nuk ka asgjë në mënyrë absolute, përveç faktit se Jamarbër Malltezi është bashkëshorti i vajzës sime. Pra, mirëfillti gjithçka politike. dhe nuk ka asnjë lidhje me Sali Berishën. Nuk kanë kapur dot asgjë" u tha Berisha gazetarëve.

Më pas gishtin e drejtoi tek kundërshtari i tij i përhershëm politik.  

"Kjo është bërë me porosi të plotë të Edi Ramës, me insistim të plotë të Edi Ramës.  Burgimi do të thotë diktaturë dhe Sali Berisha po lufton diktaturën. Është arrestuar një njeri që nuk është pyetur kurrë në jetën e tij " tha Berisha në konferencë.

Po a i druhet arrestimit?

" Nuk i druhem arrestimit dhe asgjëje, sepse akuzat janë ngritur pa asnjë bazë dhe janë sulme të mirëfillta politike të Edi Ramës. Ato vijnë pikërisht në çastin që opozita ka nisur lëvizjen pa kthim kundër diktaturës, që po ngre Edi Rama me vjedhjen e votave dhe të pasurive publike”, tha Berisha.

Report Tv mësoi se i gjithë operacioni u mbajt sekret dhe u ekzekutua nga agjentët e BKH-së dhe SPAK, ndërsa drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka qenë në dijeni.

Në orët e vona të mbrëmjes dy efektivë të policisë së Tiranës i shkuan në zyrë Berishës për ti marrë pasaportën dhe komunikuar masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje".

Vetë Sali Berisha la zyrën pak pas mesnatës duke deklaruar për gazetarët se po i kufizohej liria e tij si deputet.

Fillimi i hetimeve të privatizimit të ish kompleksit "Partizani" datojnë vite më parë në 2020 kur Taulant Balla, sot ministër i Brendshëm, atëherë krytetar i grupit PS paditi në SPAK ish kryeministrin Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, dhe Jamarbër Malltezin si përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. 

Ndërsa kreu i SPAK, Altin Dumani pak ditë më parë deklaroi se po hetohej në mënyrë aktive për këtë aferë.

Sipas të dhënave një pronë me rreth 10.000 m2, në një nga zonat më të preferuar të Tiranës, në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë vetëm prej 100.000 dollarë. Në këtë pronë tashmë është ndërtuar një kompleks me 19 kulla me vlerë mbi 21 milionë euro.

Report TV dhe Shqiptarja.com i kanë dedikuar një investigim të thellë dhe tepër serioz aferës së privatizimit të ish kompleksit Partizani. Mes ish-pronarëve përfitues shfaqet me një përqindje mikroskopike edhe Jamarbër Malltezi Berisha, i cili, pavarësisht se është i fundit mes trashëgimtarëve të asaj pasurie të madhe, udhëheq personalisht të gjithë procedurat e privatizimit duke arritur në fund të bëhet pronar i 40% të 19 kullave të ndërtuara në ato toka. Nga i gjithë procesi i privatizimit ka dyshime të mëdha se si Malltezi nga pronar i rreth 0.5% të tokave u bë pronar i 40% i kompleksit të tërë.  E si mundi që me “kursimet”, që deklaronte vetëm 30 mijë dollarë në vitin 2005, të bëjë një investim të tillë me fitim miliona euro. Këto  dyshime e të tjera, SPAK mesa duket tashmë i ka qartësuar.

Kush janë personat e implikuar dhe përfituesit e kësaj afere? 
Nga investigimi i Report Tv rezulton se kanë marrë pjesë dhe janë implikuar; te ish ministra të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish ministri i Financave, Ridvan Bode, ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish presidenti Bamir Topi, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu, i cili ishte edhe në konflikt interesi dhe gjenerali i Brigadës Xhemal Gjunkshi.

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

Shënim: Për të gjitha zhvillimet e ndodhura sot mbi këtë operacion raportuan nga terreni gazetarët Keti Banushi dhe Sokol Dema. Në redaksi online punuan Suela Gera dhe Beklie Koltraka, Sonila Syla dhe Rudolf Karafili.  

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
FOTO EKSKLUZIVE/ Momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit

Report TV siguron foto ekskluzive të arrestimit të Jamarbër Malltezi, dhëndrit të Sali Berishës.

1697921138_finalprojekt.00004714.Still080.jpg

Ai u arrestua në Rinas teksa kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania. Tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit, në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë.

Në momentin e arrestimit Malltezit, siç duket edhe në foto, mbante në kokë kapelen e tij ekuadoriane.

 Ai akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim,  dhe pastrim të produkteve në bashkëpunim  me Fatmir Bektashin.

 

 

Ora 22:36
Afera e 'Partizanit'/ Zbardhen akuzat zyrtare ndaj Berishës, Malltezit dhe Bektashit

Firmosja e urdhër-arresteve detyrim paraqitje ndaj Sali Berishës, arrest në burg ndaj Jamarbër Malltezit dhe ndërtuesit Fatmir Bektashti nga GJKKO është bërë mbi dy akuza.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe pastrim parash në bashkëpunim me Fatmir Bektashin sipas nenit 287 të Kodit Penal.

Fatmri Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale në bashkëpunim me Malltezin.

Ora 22:23
Afera e Kompleksit Partizani, SPAK kontrolloi banesën e Jamarbër Malltezit dhe ortakut të tij Fatmir Bektashi! Operacioni u mbajt i fshehtë

1697915206_berishamalltezibektashi.jpg

Report Tv mëson se me urdhër të SPAK është kontrolluar banesa e Jamarbër Malltezit dhe ortakut Fatmir Bektashi, ndertues i kullave ne ish-kompleksin Partizani. Ndërkohë nuk ka pasur kërkesë për të kontrolluar banesën e Sali Berishës.

Gjithashtu mësohet se drejtoria vendore e policisë së Tiranës nuk ka qenë në dijeni fare të operacionit, pasi i druhej një dekonspirimi.

Gjithë operacioni u krye nga SPAK dhe BKH.

Sali Berishës iu bllokua pasaporta që të ndalohet të dalë jashtë. 

Ora 22:05
Jamarbër Malltezi u arrestua dhe Berishës iu firmos masë sigurie, detaje nga dosja për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”

1697912196_finalprojekt.00011200.Still080.jpg

Zbardhen disa pjesë nga dosja e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, për të cilën akuzohen ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Dyshohet se Berisha, kryeministër në atë kohë ka nxjerrë një sërë aktesh ligjore e nënligjore në funksion të kthimit të pronave dhe privatizimit të klubit Partizani dhe kompleksit shumë sportesh në favor të 5 familjeve e pronarëve ku përfitues i drejtpërdrejtë ishte dhëndri i tij.

Ndersa Jamarbër Malltezi akuzohet se ka përfituar 3-5% të pasurisë se paluajtshme të 5 familjeve që ai ka përfaqësuar me prokurë dhe vetë ishte përfaqësues në këmbim të privatizimit, ku ka ndërtuar 19 kulla.

Ndërkohë klubi “Partizani” ka qenë në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura dhe nuk lejohej të privatizohej. GJKKO ka vendosur masën “arrest me burg” për Jamarbër Malltezin dhe bashkëpronarin e kullave dhe “detyrim paraqitje” për Berishën si dhe i ndalohet dalja nga Shqipëria

Ora 21:48
U arrestua në Rinas, Jamarbër Malltezi me makina policie çohet tek Blloku i Sigurisë, Shikoni videon

 

Jamarbër Malltezi mbërriti rreth orës 21: 40 në policinë pas arrestimit të tij në aeroportin e Rinasit para pak orësh dhe mbërrin në Bllokun e Sigurisë në rrugën Mine Peza në Tiranë.

Report Tv sjell videon e momentit kur shoqërohet në polici.

1697923644_jamarbrmalltezi.jpg

 

Ora 21:38
SPAK i arrestoi dhëndrin, Berisha mbrohet: 'Partizanin' e nisi Nano, e firmosi Rama, jo unë!

 

Sali Berisha ndodhet në konferencë për median ku po mbron veten ndaj akuzave të ngritura nga SPAK ndërsa akuzon prokurorinë se është strukturë e PS-së dhe ka marrë urdhër nga Edi Rama. Ai tha se "Privatizimi i objekteve të klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos".

" Lidhur me ndalimin e Jamarbër Malltezit deklaroj sa vijon për klubin Partizani; Ai nuk është thirrur kurrë nga asnjë prokuror. Me një padi të rreme të ngritur nga Taulant Balla dhe pikërisht se SPAK nuk ka gjetur asnjë shkelje nuk ka guxuar ta thërrasë kurrë në prokurori, por kanë shpërndarjë lajme të rreme përmes gazetarëve. Klubi Partizani nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes së forcave të armatosura me propozimin e Sali Berishës, as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit. Destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv në truall ndërtimi është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës. Me dokumente. Njohja dhe kthimi i tokës së pronarëve të ligjshëm të truallit të kompleksit është bërë nga komisionet e kthimit të pronave dhe gjykatat nga 1994-2007. Privatizimi i objekteve të klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos. Muaj më parë më parë prokurorja e SPAK-ut, Millonai ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar", thotë Sali Berisha

Ora 21:22
Gazetari zbulon për ReportTv se kur u firmos urdhërarresti për Jamarbër Malltezin dhe masa e sigurisë për Sali Berishën

Afera e komplekist “Partizani” çoi në pranga Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit. Ndërsa SPAK mësohet se ka firmosur dhe 2 masa sigurie për Sali Berishën duke e ndaluar të dalë jashtë Shqipërisë si dhe masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’.

Gazetari Sokol Bregu zbulon detaje se kur është firmosur urdhërarresti i Jamarbër Malltezit dhe masa e sigurisë.

“Ka pasur urdhërarrest që dje jo sot por vetëndodhja nuk është ditur prandaj është bërë sot arrestimi. Urdhër arresti ka qëndruar në tavolinë derisa të verifikohej vendndodhnja e tij”

Bregu ka dhe një version tjetër. “Malltezi nuk ishte duke u kthyer nga jashtë por ka qenë rastësisht në aeroportin e Rinasit, dhe as për të udhëtuar jashtë vendit”

Ora 21:12
Dosja ndaj Berishës, Malltezit e ortakut të tij, ja ish ministrat e pyetur nga SPAK për ish- kompleksin Partizani

1697912712_jamarbrmalltezi.jpg

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi, ortaku i tij Fatmir Bektashi janë tre masat e sigurisë që deri tani janë firmosur nga SPAK lidhur me hetimet për aferën e privatizimit të ish klubit sportiv ‘Partizani”. Në lidhje me këtë aferë SPAK ka marrë në pyetje  edhe ish-ministrin e Ekonomisë Genc Ruli, ish-ministrat e Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa. 

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha po hetohet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”. Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë. Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 19 kulla.

Ora 20:52
Arrestuan Malltezin dhe masë sigurie Berishës, deputetët e Foltores hidhen në sulm! Ja reagimi i parë

1695286144_edpaloka.jpg

Kur nuk ka kaluar as një orë nga arrestimi i dhëndrit të Sali Berishës dhe  firmosjes së masës së sigurisë për ish kryeministrin, deputetët e Berishës hidhen në sulm kundër SPAK.

“Prokurorët e diktaturës për të rikthyer diktaturën!” shkruan Paloka në një postim në facebook.

Ndërkohë Sali Berisha ka paralajmëruar një konferencë të pazakonte sonte në orën 21.00 të mbrëmjes.

Ora 20:32
Kjo është arsyeja pse Sali Berisha i shpëtoi burgut

1697910485_saliberisha.jpg

Gjykata e Posaçme ka caktuar masë sigurie për ish-kryeministrin Sali Berisha, në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

Për Berishën është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit”. Raportohet se për Berishën nuk është dhënë një tjetër masë më e fortë ajo e arrestimit me burg, për shkak të moshës. Sali Berisha është 79-vjeç.

SPAK ka nisur hetimet mbi këtë çështje pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020, asokohe kryetar i grupit parlamentar socialist.

Ora 20:17
EMRAT/ Dy prokurorëve të SPAK që kërkuan arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe masën e sigurisë për Sali Berishën! Gjyqtarja e GJKKO-së që i firmosi

 

Report Tv zbulon emrin e prokurorëve që firmosën masën e sigurisë për Sali Berishën dhe arrestimin e dhëndrit të tij  Jamarbër Malltezi.

Masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori i SPAK, ish kreu i këtij institucioni Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai e cila ka firmosur dhe për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Ndërkohë janë pranuar nga gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka.

Mësohet se janë firmosur dhe disa masa të tjera arresti, veç Malltezit dhe Sali Berishës.

Ora 20:15
Afera e kompleksit 'Partizani', GJKKO sekuestron pasuritë e Jamarbër Malltezit

 

GJKKO ka vendosur dhe sekuestro të gjitha pasurive të Jamarbër Malltezit, mëson Report Tv.

Kjo masë do të jetë deri në përfundimi të procesit gjyqësor. 

Avokati Idajet Beqiri e quan lajm të mirë. 

"Duhet ta shtrijë sekuestron edhe në pasuritë e tërë familjes Berisha" thotë ai për Report Tv

 

 

Ora 20:04
Jamarbër Malltezi u arrestua në Rinas, kishte dalë të priste Argitën teksa vinte nga Gjermania, Berisha lajmëron konferencë urgjente

Arrestimi i dhëndrit të ish-kryeminstrit Sali Berisha është bërë në Rinas ku kishte dalë të priste bashkëshorten e tij, Argitën, pasi po kthehej nga Mynih i Gjermanisë ku vajza e tyre po merr trajtim mjekësor. 

Berisha ndërkohë, ka lajmëruar konferencë urgjente për shtyp.

"Në ora 21:00, Kryetari i PD, Sali Berisha zhvillon konferencë me media në sallën “Azem Hajdari”.

Ora 19:50
Arrestohet Fatmir Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit për ndërtimin e kullave në ish kompleksin 'Partizani'

1697910546_bektashi.jpg

Bashkë me Jamarbër Malltezin dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka rënë në pranga edhe Fatmir Bektashi, ortak i Jamarbër Malltezit për privatizimin e ish kompleksit 'Partizani' ku sot janë ngritur 17 kulla.

Hetimet ndaj tyre kanë kohë që kanë nisur dhe tashmë SPAK ka urdhëruar arrestimet e tyre.

Fillimisht u arrestua Malltezi, ndërsa kthehej nga Gjermania.

Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. SPAK ka dy vite që ndjek hetimet.

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur 17 kulla.

Ora 19:45
Afera me privatizimin e 'Partizanit', masë sigurie edhe për Sali Berishën: Detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë shtetit

GJKKO ka caktuar masë sigurie edhe për ish kryeministrin Sali Berisha në lidhje me aferën e privatizimit të klubit Partizani. Ndaj Berishës është caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë shtetit. 

B.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 22/10/2023 14:31

    Sot feste Shqipëria frymarrje për vemjen 33 vjeçare sali viçidoli, ai duhej të zhdukej që në 92.

    Përgjigju
  • populli: 22/10/2023 13:43

    ajde ne te semes vajci plera muti yyyy

    Përgjigju
  • Fshati: 22/10/2023 09:32

    Aktrim shume i bukur, edhe hollywood ju ka zili.

    Përgjigju
  • Skrapaliu !: 22/10/2023 08:50

    Ne burg kush ka shkelur ligjin !!!! Nga berisha deri te rama dhe te gjithe ndermjet tyre !!! Ne burg çifligaret e rinj te shqiperise !! Bravo kush respekton ligjin , punon, pasurohet , krijon vende pune , paguan taksa , zhvillon vendin dhe emancipon shoqerine ! Te pasurit qe punojne nderrojne nje vend , hajdutet qe pasurohen e shkaterrojne !!

    Përgjigju
  • Ahmetaj: 22/10/2023 08:28

    Sale nigjo! Përkulju Albinit 90°, meri borxh një pasaportë dhe me 1 janar mbathja. Mos harro Shkërdhenin. Fatit ene Lirit i kom gjet mënyrë tjetër pa merak

    Përgjigju
  • Tigri pa dhëmbë: 22/10/2023 08:12

    Paska qenë e thjeshtë, bllokim pasaporte, pse nuk u bë me tigrin?

    Përgjigju
  • daku: 22/10/2023 08:02

    mbyteni ne burg tani ne pleqeri kete plak l.....sepse e meriton

    Përgjigju
  • Juristi: 22/10/2023 05:59

    Nëse firmën për privatizimin e ka hedhur Sali Berisha çelsat e burgut në fund të detit ti hidhen, ama nëse vendimi është marrë kolegjial dhe arrestohet ish kryeministri, pala tjetër (pushteteti) apo media qe kanë privatizuar prona shtetërore gjatë këtyre viteve qeverisje, sduhet të gëzohen por ta dinë se shumë shpejt dhe për ta “karma” do veprojë sepse kemi analogji, Bravo drejtësia lavdi USA

    Përgjigju
    • Illo: 22/10/2023 08:28

      Te gjithe aty e kane, po paten vjedhur, por ta fillojmenga ky, se i ka shume kusure ketij vendi, duke filluar nga 91.

  • Tirona: 22/10/2023 05:59

    Mir shum që kta tpaktën të kalojn i her në dyert e burgut,të kuptojn çar vu poplli që për "1 kafshat bukë" e burgosin me nga 2-3 vjet.Për gjoba 3000 lekshe apo fatura drritash tpa pagume i fusin mren. Mir mir do ishte që ene "Tigri kopshtit zoologjik "Rama 2 të ishte në burg sot për aferat e papame e për domin kolosal që i ka bo kti veni.

    Përgjigju
  • jani: 22/10/2023 05:39

    familja kriminale berisha duhet arrestuar e gjitha,,dhe duhen shponesuar plotesisht....me toka,,,shtepi,,,makina,,e vila,,e llogari bankare..edhe ilir meta po ashtu njelloj...

    Përgjigju
  • Krrapsi: 22/10/2023 05:11

    Chinese japonais dirty knees look at this .l.

    Përgjigju
  • Byrek: 22/10/2023 05:09

    Mos u gezoni shume Sufllaqexhinj. Dhe partia juaj do shkrihet

    Përgjigju
  • tani: 22/10/2023 04:51

    keta bejne gjoja sikur e arrestojne,,neser e lirojne,,,dhe naten ndajne kulla,,dhe leket e shqiptareve,,,mjere kush i voton keta qelbesira...

    Përgjigju
  • poli: 22/10/2023 04:49

    Arrestoni more sali kermen,,ilir meten,,monika kryemutin,, vasilin,nanon,ramen te gjithe,,,e gjithe klasa jone ppolitike eshte e zhytur ne korrupsion si majtas dhe djathtas...

    Përgjigju
  • Maksi: 22/10/2023 04:20

    Nje lajm i mire qe SPAK zbaton masa sigurie ndaj ish kryeministrit dhe dhenderit te tij per te quajturen "afera Partizani". Dhe aq me mire qe vecse korrupsion pasiv, pastrim i parave eshte kurora e akuzes. Ndersa u deshen nje dekade e gjysme per te arrit deri ketu, ndoshta ka shprese per kohe me te shpejte ne masen e sigurise ndaj kryeministrit aktual qe e ka te fresket pastrimin e parase dhe korrupsionin aktiv me rastin McGonigal.

    Përgjigju
  • Iris: 22/10/2023 02:38

    Rrufe ne qiell te hapur! Ky rast te jete kambane alarmi e paralajmerim per te gjithe ata qe kane ndertuar,po ndertojne,ose do te ndertojne kulla ne Tirane dhe e kane shemtuar e betonizuar!

    Përgjigju
  • Maksi: 21/10/2023 23:54

    O tano, o tan Coji 2 paketa. Po cpate o qeros derzi, ctu desh o i pangopur. Ik rri me cunat tani, sapunin mere te lengshem...

    Përgjigju
  • Goni: 21/10/2023 23:45

    Me ne fund drejtesia po vjen!!!! Bravo SPAK

    Përgjigju
  • Dhurata Uruci: 21/10/2023 22:31

    SPAK dhe Bkh te hetoje mjeken ne shkoder Dhurata Uruci per Korrupsion dhe mosdeklarimi pasurise.

    Përgjigju
  • Cubi: 21/10/2023 22:27

    Ishalla sjemi ne enderr. Me ne fun mbase shohim drit ne fund te tunelit. Do zoti.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 21/10/2023 22:12

    Sa e duan kete salihunstalinist te viçidolit....sakrifikuan dhendrin jamarber per te ruajtur kete mister...

    Përgjigju
  • Pirro: 21/10/2023 21:54

    Uuuuuu, o zot , me ne fund, I zot po i degjon thirrjet tona te 20 vjeteve per keta qe e masakruan Shqiperine. O zot vonon , po nuk harron. Sali Berisha qe e vodhi dhe e dogji Shqiperine , qe ka bere masakra ne kete duhet te shoqetije dhendrin e tij dhe heqshin kemben zvarre per Ilir Mete Hajdutin qe ndoqi shembullin e Berishes. Shiko kur te thote Berisha qe eshte politike . Hahaha. Braaavooo SPAK . Per zotin kthehem qe neser me familjen ne Shqiperi se po kthehet shpresa . Inkurajojme vetem te bejne me te miren per vendin qe lengon akoma per shkak te ketyre monstrave .

    Përgjigju
    • Po pirro: 22/10/2023 11:00

      Kthehu me krejt familjen e silli ti punesojme ne bashkine e kukesit ose gjetke.

  • Linda: 21/10/2023 21:54

    Familja Berisha ka zaptuar pronat e Tiranes dhe te Durresit me vite dhe zgjodhen Bejlerin qe te mernnin dhe Himaren! Kur te fillojn gjyqet do degjojm gjera qe nuk do I besojm dot.Paloka qe shan eshte bashkautor i kusareve.

    Përgjigju
  • Gjergj: 21/10/2023 21:49

    Qè shqiptarèt tè kenè njè tè sotme me dinjitet dhe njè tè ardhme me shpresè, duhet qè perversèt qè prishin komplekse sportive dhe aerodrome, pèr tè ndèrtuar kafaze qè i shesin mè vonè pèr apartamente, duhet qè tè ndahemi njèherè e pèrgjithmonè nga njerèz perversè si Malltez tullaci dhe vjehrri i tij, vrasèsi Sali Berisha. Shqiptarèt, kanè njè arsye tè shpresojnè sot, se hajdutèt, nuk do vazhdojnè dot mè, tè bèjnè "opozitarin" apo "qeveritarin". Tullaci i Saliut, pastè kèmbèn e mbarè. Pas tij, tè tjerèt. Janè shumè, vètetè shumè. Kanè vjedhur dhe vrarè. Meta/Metaj, duhet tu shkojè pas. E kuptoni tani "GREVÈN E URISÈ"?

    Përgjigju
  • sb bbv2: 21/10/2023 21:39

    Saliun futeni në burg ndërsa këta të tjerët mi sillni mu në Hollandë se ua nxjerr lekët nga suma haaaaaa

    Përgjigju
  • Xxx: 21/10/2023 21:18

    Ky lajm per arrestimin e Jamarber Malltezin dhe detyrimin per paraqitje te ish kryeministrit Sali Berisha,edhe me hidheroj,edhe me gezoj.Me vjen keq kur mendoj se ku ka perfunduar Partia ime dhe me vjen mire qe SPAK po e tregon vehten dhe kjo eshte ne interes te te gjitheve.E inkurajoj dhe e pershendes SPAK-un.Hajdutet e qeverise jane as me shume dhe as me.pak,por tradhetor te atdheut,si ata qe ishin dhe ato qe jane.TE GJITHE HAJDUTET DHE TE KORRUPTUARIT TE TE GJITHE NGJYRAVE TE DENOHEN PA MESHIRE !

    Përgjigju
  • Qwert: 21/10/2023 21:09

    Po kenaqen komunistat qe shkaterruan shqiperin 40 vjet..

    Përgjigju
    • Tani: 21/10/2023 23:14

      Askushi gruaja ne ps ⁰⁰0000000000 partia

    • Askushi: 21/10/2023 22:02

      Gabohesh. S janë të kënaqur shqiptarët se s'kanë marrë drejtësi akoma. Sa për komunist ke Saliun, shko dhe bëji të fala.

  • Toni: 21/10/2023 20:28

    Bravo Spak.

    Përgjigju
  • Vito: 21/10/2023 20:18

    Bravo per kurajon Spaku-t. Shpresojme t’i kene akuzat me baze se batalioni i avokateve mafioze ne Tirane eshte gati të ndihmojne biznesmenen Argita Malltezi Berisha! Sali komunisti ta mbylle gojen! Se perfundon ne burg!

    Përgjigju
  • Jim: 21/10/2023 20:15

    Tani mendoj se ky vend ka filluar te funksionoje si nje vend normal democratic ! Bravo Tani e ka radhen Famija Meta !

    Përgjigju
  • adi: 21/10/2023 20:09

    Bravo drejtesise ishalla te gjitje nrresht! Po kane kallezime ne Spak e Prokurori shume drejtor te Ministrise Financave dhe spo i gjen gje vazhdojn mushin xhepat, si ne prone te tyre. Edhe ky ministri i ri Mete me duket e zuni gjumi qe po man miqte e Ahmetajt ne krye ge institucioneve! Spak jepi gazme keta horra!

    Përgjigju
  • Un ti ai ajo: 21/10/2023 19:59

    Ky po qe eshte lajm!! Bravo Spak

    Përgjigju
  • Bato: 21/10/2023 19:52

    Me ne fund SPAK u zgjua.

    Përgjigju
  • Bodi: 21/10/2023 19:44

    Ruani mullahun saliun se eshte far e nyt, bohen kamikace kta

    Përgjigju
  • Fillimi: 21/10/2023 19:42

    Hajde për hajër. Pushka top. Heqtë këmbën zvarrë për gjithë familjen Berisha.

    Përgjigju
  • Lautaro: 21/10/2023 19:40

    O sa mir ja kan bo ketij. Nje bravo te madhe drejtesis!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
    • SHQIPTARI: 21/10/2023 21:11

      Mos u nxitoni se dardha e ka bishtin prapa.Të presim dhe të shohim?Çudia më e madhe nëSHQIPËRI zgjat verëm 3 ditë.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma

U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma