Afera Partizani, SPAK shtyn dhe me 3 muaj hetimet! Berisha e Malltezi kërkon të njihen me 12 fashikujt, GJKKO urdhëron të paguajnë 

Tirane- SPAK ka marrë edhe 3 muaj kohë, deri në 2 tetor, për të zgjatur afatet e hetimit për ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamabër Malltezi të dyshuar për korrupsion në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani që më pas u pasua me ndërtimin e 19 kullave.

Seanca e sotme që ishte planifikuar që avokatët e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit të njiheshin me provat e reja që SPAK kishte përpiluar gjatë këtyre dy muajve është shtyrë për më datën 19 korrik. Por më parë gjyqtarja Irena Gjoka, ka urdhëruar që Berisha dhe Malltezi të paguajnë për fotokopjet e këtyre fashikujve, të cilët nuk janë pak por 12.  

“Ligji i ka ndarë shpenzimet gjyqësore në fund të gjykimit. Ka dhe praktikën e zotit Beqaj që ia ka dhënë aktet dhe nuk jemi persona të interesuar në proces, sepse përdor një dispozitë tjetër gjykata, ne jemi figurë proceduriale. Gjykata bën atë që thotë SPAK-u. Në 19 korrik do të marrim aktet. Gjyqtarja vendosi që aktet duhet të merren me pagesë. Ne na takojnë këto akte. Ata nuk e kanë problem të bëjnë fotokopje e të zgjidhet në fund detyrimi financiar. Duhet të jenë 12 fashikuj që janë përgatitur për këto dy muaj’ tha avokati Genc Gjokutaj pasi doli nga GJKKO

Në të njëjtën ditë, Gjykata e Lartë rrëzoi një tjetër kërkesë të Sali Bërishës për përjashtimin e trupës gjyqësore Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, në gjykimin e rekursit kundër vendimit të Apelit të posaçëm që nuk i hoqi masat shtrënguese të sigurisë “arrest në shtëpi

Bëhet fjalë për çështjen penale nr. 61007- 00370-00-2024, që i përket rekursit kundër vendimit nr. 85, datë 17.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

E njëjta trupë do të shqyrtojë kërkesën e Berishës dhe dhëndrit të tij Malltezi, më 16 korrik.

Kolegji ka shkelur cdo lloj standardi dhe praktike në lidhje me masën e sigurimit, ata me dashje nuk I kanë hyrë vlefshmërisë së masës së sigurimit e cila është ekzekutuar në kundrshtim me ligjin, ajo masë nuk duhej diskutuar pa u marrë vendim në Apel, tha avokati.

 Berisha i cili ndodhet prej 30 dhjetorit 2023  në masën e sigurisë arrest shtëpie, kërkon medoemos ndryshimin e saj por kërkesa deri tani është refuzuar nga gjykatat në të trija nivelet pasi Berisha vijon të shkelë vendimin duke lejuar persona që nuk janë familjarë të tij, në banesë dhe duke komunikuar me persona jashtë familjes edhe pse është e ndaluar. 

Ish kryeministri Berisha është nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla. Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KARUC HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 12/07/2024 12:16

    Akoma vazhdojn Shqiptarēt e meren me plakun mere tē mbaruar Sali Bajgēn e qelbur.

    Përgjigju
  • Deni: 12/07/2024 00:39

    Telekomedia „Kati i Tete“

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë