Afërdita Dreshaj: "Jam e
preferuara e paparacëve"

Afërdita Dreshaj: preferuara e paparacëve"">
Duket se ky është viti i saj. Një vit i mbushur plot me lajme, sensacione, të papritura, ndryshime, oferta të shumta brenda dhe jashtë kufijve. Padyshim është momenti i Afërdita Dreshaj. Dhe këtë gjë ajo nuk e mohon, përkundrazi. Ndihet si një superstar dhe këtë ndjesi e ka përcjellë edhe në këngën e saj të fundit, që vjen pas një pauze të gjatë si këngëtare. Këngëtarja dhe modelja bukuroshe nga Mali i Zi, ka zgjedhur pikërisht Tiranën për të prezantuar videoklipin e saj më të ri “Super Star”. 



E pyetur për këtë projekt të ri muzikor Afërdita tregon se: “Kënga dhe teksti janë shkruar nga Blero. Është hera e parë që bashkëpunoj me të dhe jam me të vërtet shumë e kënaqur. Bleron e kam mik të vjetër, ndërsa Lumin e kam bashkëatdhetar. Jemi të dy nga Mali i Zi, njihemi familjarisht që prej fëmijërisë, ndaj mendova ta ftoj në këngë... Më mirë se me të s'kisha me kë të bashkëpunoja”, ka thënë Dreshaj ndërsa këto ditë është më shumë prezente në Tiranë.



E pikërisht në Tiranë, qytetin që ajo dashuron ka preferuar si stacion të parë për këtë prezantim.  Sipas Afërditës, e cila që më parë kishte paralajmëruar se kjo këngë do të fliste për jetën e saj të momentin, teksti i referohet paparëcëve dhe shtypit. 

“Sa i takon fabulës besoj se ajo është e kuptueshme... i dedikohet paparacëve, që kohët e fundit më kanë shumë qejf”.  Mes shumë miqëve  të pranishëm në festën e organizuar për promovimin e këtij videoklipi, ishin disa prej fytyrave më të njohura publike si: Blero, Arian Çani, Soni Malaj, Marina dhe Luana Vjollca, Ermali dhe Ami, Kastro Zizo, Foto Strakosha, Seldi, Xhesika Berberi, Klodiana Shala, Aurela Hoxha, etj..



Afërdita Dreshaj mungonte në muzikë prej dy vitesh ndërkohë që prioritet i saj ka qenë modelingu. Ofertat më të shumta këto kohë i ka pasur sidomos nga Turqia ku është pritur si një superstar dhe shpesh ka qenë në fokus të paparacëve të mediave turke.



Aktualisht modelja bukuroshe i është kushtuar tërësisht karrierës dhe duket se  ka zgjedhur që në media të flasë vetëm për projektet e saj dhe jo shumë për jetën privatë. Afërdita këtë vit ka qenë një ndër emrat më të lakuar mediatikisht dhe një nga personazhet që ka ngjallur kuriozitet kudo, pas ndarjes nga i fejuari i saj Shpati dhe fotove me Leonadro Di Caprion, të cilat bënë xhiron e botës.  

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të suplementit "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

23/4
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç