Afërdita Onuzi:25 mijë objekte
muzeale etnografike në rrezik

Afërdita Onuzi:25 mijë objekte<br />muzeale etnografike në rrezik
Rreth 25 mijë objekte etnografike që ndodhen në fondin muzeal pranë Institutit të Historisë dhe Letërsisë në Tiranë, po rrezikohen të degradojnë. Rreziku vjen nga bakteret, mola dhe reagjentët atmosferikë.

Specialistja e trashëgimisë Afërdita Onuzi, një nga pionieret e para të studimeve etnografike në Shqipëri, bën apel për ruajtjen e këtyre objekteve. 

“Sigurisht që duhen fonde për mirëmbajtjen, por ta shohësh nga njëra anë humbja është e pallogaritshme, domethënë nuk llogaritet me miliona, me miliarda nuk bëhet fjalë. Është një humbje e identitetit, e kulturës, e qytetërimit tënd, që nuk mund ta gjesh. Objektet etnografike janë faktet më kokëforta që flasin për nivelin e zhvillimit të një populli. Dëshmitë e kulturës materiale, pra objektet etnografike janë dëshmitë më të pakontestueshme”, thotë Onuzi për Report TV. 

Vite më parë ka pasur një laborator të restaurimit, si dhe institucione të posaçme që merreshin me ruajtjen e dezinfektimin e objekteve muzeale, pohon studiuesja Onuzi.

Humbja më e madhe ka qenë sidomos pas 2007-ës, shkrija e laboratorit të restaurimit dhe të konservimit. Dhe mjafton të bëj krahasimin që deri në vitet 90, edhe pse ishim pak si të prapambetur në ato mjete që përdornim, por gjithsesi, dezifektimi i objekteve bëhej (se këtu ka materiale prej leshi, prej pambuku, prej mëndafshi, me fije prej argjendi, prej ari. Duhet gjithnjë të ketë vëmendje, kjo punë dikur është bërë më së miri, ku çdo gjashtë muaj bëhej edhe dezifektimi i tyre”, pohon etnografia e njohur. 

Afërdita Onuzi thekson se fondi etnografik duhet të pasurohet edhe me ekzemplarë që mungojnë.

“Fati ynë është që qemë edhe një vend që i ruajti deri vonë këto veshje të trashëgimisë popullore. Dhe të mos harrojmë që deri në vitet ‘70 të shekullit të 20-të, këto veshje shqiptare kanë qenë edhe në përdorim në disa krahina”, thotë Onuzi duke na kujtuar pasurinë që ende zotërojmë. 

Pas këtij apeli, Vilma Nallbani asistente shkencore pranë fondeve etnografike pohon se megjithëse ka nisur procesi i dixhitalizimit dokumentet e gjalla nga ky fond kanë një vlerë të patjetërsueshme. 

Dokumentet dixhitale mund të jenë një dëshmi, por duhet ta kemi të gjallë objektin nga koha, me gjurmët që janë ruajtur në shekuj”, thekson Nallbani

aferdita onuzi

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE