Veliaj: Marrëveshje me 2 kompani britanike e gjermane, për transparencë maksimale! Do kalojnë në filtër si merren vendimet në bashkinë e Tiranës dhe si zbatohen

Të gjitha vendimet në Bashkinë e Tiranës, mënyra se si punohet, procedurat e ndjekura, deri të mënyra se si kontrollohen dhe mbikqyren këto vendime dhe procedura po kalojnë në filtrin e një prej kompanive më të mëdha globale për mirëqeverisjen, britaniken “Delivery Asocciates”.

Ka qenë vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili e lidhi këtë vendim me krizën e vogël siç e quajti ai të pas arrestimeve të disa prej ish-drejtuesve të Bashkisë së Tiranës nga SPAK, që ka dhënë lajmin se kompania ka filluar punën që më 1 gusht,

“E gjithë Bashkia e Tiranës të kalojë në filtër të gjitha procedurat, mënyrën se si funksionon, si merren vendimet, si kontrollohen ato, mënyra e zbatimit të projekteve, por edhe inspektimin e zbatimit të tyre, për transparencë maksimale. Krejt papritur ti krijon një mundësi për ta përmirësuar veten, edhe skuadrën”

“Delivery Associates”, është një firmë globale këshillimore, e cila ka kontrata bashkëpunimi me më shumë se 60 qeveri në botë. Ajo ndihmon qeverite apo institucione të mëdha publike në politikat e mirëqeverisjes dhe transparancës. “Delivery Associates” është themeluar dhe drejtohet nga Michael Barber, një ish bashkëpunëtor i ngushtë i ish Kryeministrit britanik, Tony Blair, i cili njihet për marrëdhënien e ngushtë me Shqipërinë dhe mazhorancën socialiste.

Gjatë takimit me një grup të rinjsh për të prezantuar projektin “Fillo me një ide - Fito një internship”, Veliaj bëri të ditur gjithashtu edhe vendimin për një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe gjermane të auditimit dhe licencimit të certifikatave ISO.

“Reflekton më shumë besim e siguri, por jep akses ose gjen mundësi të reja, sidomos kur bëhet fjalë për fonde të BE apo për procedura të Evropës së Bashkuar. Një krizë prodhon dy mundësi të reja, lidhje e partneritetit me dy kompanitë ndërkombëtare.”

Në fund Veliaj njoftoi hapjen e thirrjeve nga Bashkia Tiranë për të rinjtë të grupmoshës deri në 28 vjeç të bëhen pjesë e projektit më pagesë  “Fillo me një ide - Fito një internship”, një projekt tashmë në vitin e 6-të.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:46
Bashkia e Tiranës internshipe me pagesë për të rinjtë, Veliaj: Bëhuni pjesë e ndryshimeve të mëdha dhe punëve të mira për Tiranën

1723042162_erionveliaj.JPG

“Fillo me një ide - Fito një internship” është projekti i Bashkisë së Tiranës, që fton të rinjtë në fillim të karrierës së tyre profesionale, të grupmoshës deri në 28 vjeç, të fitojnë mundësinë e një praktike të paguar në institucion, përmes aplikimit për një koncept për projekt ose studim. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënvizoi se kjo është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë, që kanë ide të reja, për të bërë punë të mira për veten dhe për qytetin.

“Nëse çdo ditë e trajtoni si 1% të projektit tuaj, të ëndrrës suaj, të idesë suaj, atëherë çdo ditë ka rëndësi, se është 1% e asaj ideje, e asaj ëndrre, e atij projekti. Çdo problem që mund t’ju dalë, mund të jetë edhe një mundësi shumë e madhe. Por, nëse e shikoni si problem, edhe kjo ju thyen, aty mbaron loja. Nëse e shikoni si mundësi, kjo ju bën vërtet lider sot. Unë jam duke kërkuar për çuna dhe goca që duan t’i bashkohen skuadrës sonë sepse do të vijë koha kur i kalojmë stafetën një brezi tjetër. Ndaj, do të doja shumë që nga kjo skuadër të kishim drejtorët e ardhshëm, drejtuesit e projekteve të agjencive tona, dhe sot po e nisim me një ide modeste, si një test për të kuptuar karakterin, forcën, zgjuarsinë dhe dëshirën për të bërë ca punë të mira për qytetin tonë”, tha Veliaj. 

Kryebashkiaku shtoi se vendin e ndryshojnë njerëzit që kanë ide dhe mendojnë për të çuar vendin përpara, dhe jo “kori i sharësve”, që bëjnë analiza nga divani. 

“Vendin nuk e ndryshojnë njerëzit që bëjnë analiza nga divani dhe Facebook, apo komentatorët që shajnë kryesisht punën e të tjerëve. Nuk i ndryshon gjërat ‘kori i sharësve’, por kori i njerëzve që duan të bëjnë gjëra. Kush ka qenë pjesë e historive të viteve të fundit në Tiranë, e di që debati për Teatrin e Ri kapërceu nivelin e histerisë, u bë pjesë e fushatës, vazhdon të jetë pjesë e politikës, e djegies së gomave dhe molotovit javor te bashkia, por tani që kemi hapur themelet e teatrit, kur ti shikon që është një hapësirë e madhe, - do të jetë padyshim teatri më i madh në Ballkan - ti kupton se në 3 muaj punë kemi bërë më shumë se në 30 vite sherr”, u shpreh kreu i Bashkisë. 

Më tej, ai shtoi se shumë punonjës të Bashkisë së Tiranës, madje disa prej tyre edhe në pozicione drejtuese, e kanë nisur me prezantimin e një ideje, nga një internship. Ai inkurajoi të rinjtë të aplikojnë sa më shumë në këto programe.

“Fakti që e keni kaluar këtë fazë, keni aplikuar, pra keni hedhur diçka në letër, ju bën krejt ndryshe nga pjesa e llafologëve, që nuk kanë ndonjë kontribut për shoqërinë, përveçse të kritikojnë punën që bëni ju”, përfundoi Veliaj.

Projekti “Fillo me një ide - Fito një Internship” tashmë është në vitin e 6-të, dhe për këtë vit ofron mundësinë që, nëpërmjet një praktike 3 mujore pune, të rinjtë të kenë mundësinë të shprehin idetë e tyre krijuese dhe inovative.

M.Q./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/08/2024 01:38

    Dhe sa do t'i kushtoje buxhetit te bashkise ky /filtrim/?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën