Gati të gjitha akuzat: Trafik droge, pastrim parash e tentativë vrasjeje! SPAK dërgon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, ish-shefit të Krimeve dhe 9 të tjerë

TIRANË- SPAK mbylli zyrtarisht hetimet për dosjen “Metamorfoza 2”, dhe dërgoi për gjykim 11 persona, mes të cilëve ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, nën akuzë për pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, kryer në bashkëpunim dhe përkrahja të autorit të krimit. Tashmë GJKKO pritet të vendos përmes një seance paraprake fatin e dosjes, që me gjasë nis gjykimin. Përveç Breçanit, i cili prej disa javësh është në masën “arrest në shtëpi”, në gjyq u dërgua djali i tij, Eralbi Breçani, ish-shefi i Krimeve, Dedan Gjoni, Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Besmir Murtati, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe ish-oficerja e Interpol Tiranës, Jonida Babameto. Pjesë e kësaj dosje ka qenë Ervin Mata, dhëndri i Erzen Breçanit, dosja për të cilin është vendosur të ndahet.

Grupi është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar narkotikësh, me role specifike, nga financimi, porositja, deri te transporti dhe shpërndarja. Ata shfrytëzojnë lidhjet ndërkombëtare në Amerikën Latine dhe Evropë për drogën. Ky grup i strukturuar kriminal shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal, si rasti i ish-shefit të krimeve Dedan Gjoni.

Erzen Breçani me veprime aktive të kundraligjshme ka administruar dhe futur në qarkullim të ardhurat e përftuara nga droga të djalit Eralbi Breçani, me qëllim mbulimin e vërtetë të origjinës së tyre. Babë e bir kishin një synim të përbashkët, pengimin e identifikimit të origjinës së të ardhurave. Po ashtu, Breçani i jepte informacione Bujar Ajetit dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia.

Sekuestrimi i 446 kg kokainë në Holandë më 05 janar 2021 i atribuohet Ismail Zenelit, Besmir Murtatit dhe Eralbi Breçanit që me Ergys Dashin, tashmë i vrarë, dhe me të tjerë bashkëpunuan për trafikimin nga Amerika e Jugut. Sekuestrimi i 69 kg kokainë në Brazil më 18 shkurt 2021 i atribuohet Ismail Zenelit, Artan Sulejmanit, Eralbi Breçanit, Besmir Murtati dhe Ergys Dashit. Ismail Zeneli, me Bujar Ajetin, Adrian Cenajn dhe Dedan Gjoni bashkëpunuan për vrasje. Dedan Gjoni, duke përdorur sistemet e Policisë së Shtetit, në të cilat ka patur akses për shkak të detyrës, mblidhte të dhëna për Ismail Zenelin, i cili ndihmohej nga Jonida Babameto. Për këtë dosje janë sekuestruar hidrocentrali në pronësi të Eralbi Breçanit në Valbonë, 2 makina prodhim i viteve të fundit dhe një llogari bankare me 75 mijë euro.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.78, të vitit 2023, dhe çuar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq të këtij grupi të strukturuar kriminal në ngarkim të të pandehurve:

1. Ismail Zeneli, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 (dy herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.

2. Bujar Ajeti, akuzuar se ka kryer veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar  nga neni 278/1 i Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe armëve sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

3. Adrian Cenaj (Dedja), akuzuar se ka kryer veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe  mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”,  parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

4. Dedan Gjoni, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Shef i Krimeve, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”,  parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

5. Eralbi Breçani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal si dhe veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erzen Breçani, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal.

6. Besmir Murtati, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të  strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

7. Artan Sulejmani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

8. Albert Prenga, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1  të Kodit Penal.

9. Bajram Grabova, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të  strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

10. Jonida Babameto, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Oficere në Interpol Tirana, e cila akuzohet se ka kryer veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.

11. Erzen Breçani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erlabi Breçani, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK), në bashkëpunim me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese franceze, holandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane, ka zhvilluar hetime ndaj disa shtetasve shqiptarë të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve (kryesisht kokainë) nga vendet e origjinës për në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë hetimit u bë e mundur dokumentimi i një grupi të strukturuar kriminal mjaft të rrezikshëm me të paktën 11 (njëmbëdhjetë) të akuzuar në këtë fazë të hetimit.

Ky grup i strukturuar kriminal karakterizohet nga një organizim i mirë koordinuar dhe një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet anëtarëve të tij. Grupi është i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, ku çdo anëtar ka role dhe detyra specifike, nga financimi dhe porositja, deri te transporti dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Anëtarët shfrytëzojnë lidhjet e tyre ndërkombëtare, veçanërisht në vendet e Amerikës Latine dhe Evropës, për të siguruar furnizimin dhe transportimin e narkotikëve. Gjithashtu, ata janë të angazhuar në pastrimin e parave të përftuara nga aktiviteti kriminal përmes investimeve të dukshme legjitime, për të fshehur burimin e vërtetë të të ardhurave.

Përveç trafikut të narkotikëve, ky grup i strukturuar kriminal shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal. Ky grup i strukturuar kriminal është i përfshirë në sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve dhe në përkrahjen e autorëve të krimit, duke strehuar dhe ndihmuar individët e kërkuar nga ligji. Anëtarët shfrytëzonin aksesin në sistemet e të dhënave zyrtare për të mbledhur të dhëna dhe për të mbështetur veprimtarinë e grupit, duke përdorur teknologjinë dhe informacionin për të planifikuar, ekzekutuar dhe fshehur veprimet e tyre kriminale. Ky grup i strukturuar kriminal ka arritur të integrojë dhe investojë produktet e veprimtarisë kriminale në investime të rëndësishme si një shoqëri hidrocentrali, por dhe në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe në mjete financiare. 

Nga analiza e provave dhe akteve të grumbulluara gjatë hetimit paraprak të këtij procedimi penal, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

A.    Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Holandë në datën 05.01.2021;

Ky fakt penal i atribuohet të pandehurve të dërguar për gjykim Ismail Zeneli, Besmir Murtati dhe Eralbi Breçani të cilët në bashkëpunim me shtetasin Ergys Dashi dhe persona të tjerë për të cilët vazhdojnë hetimet, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, për trafikimin e kësaj sasie kokaine nga Amerika e Jugut për në Holandë, ku në datën 05.01.2021 u bë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese si dhe arrestimi i një shtetasi holandez.

B.     Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;

Sekuestrimi i kësaj ngarkese me lëndë narkotike të llojit kokainë i është atribuar të pandehurve Ismail Zeneli (në rolin e porositësit dhe financuesit), Artan Sulejmani (financues), Eralbi Breçani (porositës dhe financues), Besmir Murtati (porositës dhe financues) dhe shtetasi Ergys Dashi i cili siguronte furnizimin me kokainë në vendet e origjinës si dhe më tej edhe ngarkimin e saj në port me destinacion portet e Evropës.

C.    Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

Lidhur me këtë fakt penal duhet theksuar se i pandehuri Albert Prenga, ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike. Në  aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, i pandehuri Albert Prenga ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë shqiptarë të paidentifikuar, si dhe me të pandehurin Dedan Gjoni, i cili del në pah si bashkëpunëtor dhe porositës dhe financues në sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar, kurse i pandehuri Bajram Grabova ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike.

D.    Identifikimi  i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;

I pandehuri Ismail Zeneli në bashkëpunim me të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe të pandehurin Dedan Gjoni kanë ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të sigurimit të kushteve, duke gjurmuar, identifikuar banesat dhe mbikëqyrur lëvizjet e Edmond Nela dhe Albert Nela si dhe S. N., për të kryer një vrasje ndaj tyre.

I pandehuri Bujar Ajeti, në marrëveshje me të pandehurin Ismail Zeneli kanë organizuar duke u investuar personalisht në gjetjen e banesave të shtetasve objektiv vrasje, kanë kryer veprime në drejtim të sigurimit të kushteve për kryerjen e një vrasje, qëllim ky i të pandehurit Ismail Zeneli.

Bujar Ajeti dhe Ismail Zeneli kanë kërkuar dhe gjetur persona të tjerë për të mbledhur të dhëna të dobishme për qëllimin e tyre kriminal.  Nga ana tjetër, Adrian Cenaj, lidhje familjare e Bujar Ajetit, ka bashkëpunuar dhe mbështetur planin e Bujar Ajetit.

I pandehuri Dedan Gjoni, punonjës policie, duke përdorur sistemet e Policisë së Shtetit, në të cilat ka patur akses për shkak të detyrës që ushtronte, ka mbledhur të dhëna dhe është vënë në shërbim të qëllimeve të shtetasit Ismail Zeneli dhe jo për nevoja të diktuara nga detyra zyrtare e tij, e cila ishte të ruante rendin dhe qetësinë publike si dhe jetën e personit. Hetimi ka provuar se i pandehuri Ismail Zeneli kishte si motiv hakmarrjen ndaj personave të cilët ishin planifikuar si objektiv për tu eliminuar.

E.    Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;

I pandehuri Erzen Breçani me veprime aktive të kundraligjshme ka administruar dhe futur në qarkullim të ardhurat  e përftuara nga i pandehuri Eralbi Breçani si rezultat i aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës Latine në Evropë, me qëllim mbulimin e vërtetë të origjinës së tyre dhe vijimit të nxjerrjes së mëtejshme të të ardhurave nga aktivitetet tregtare ku janë injektuar këto të ardhura.

Nga aktet e administruara rezulton se veprimet e të pandehurve Erzen Breçani dhe Eralbi Breçani, kishin një synim të përbashkët, pengimin e identifikimit të origjinës së të ardhurave, produkte të veprimtarisë kriminale dhe integrimin e  tyre në qarkullimin civil, veprime të cilat janë në shkelje të nenit 287 i Kodit Penal. Në këtë mënyrë ata  kanë fshehur dhe mbuluar natyrën e vërtetë, burimin e të ardhurave që kanë qenë produkt i një vepre penale, nën petkun e “investimit” në pasuri të paluajtshme apo në aktivitete tregtare në dukje të ligjshme.

F.     Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete;

E pandehura Jonida Babameto, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë, i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane duke i dhënë mundësi këtyre personave që pasi të jenë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, të marrin masa për t’iu shmangur ligjit. Po ashtu të dhënat e shpërndara janë të dhëna sekrete, duke konsumuar kështu edhe veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.

G.    Përkrahja e autorit të krimit;

Të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur shtetasin Nuredin Dumani i cili ishte në kërkim për kryerjen nga ana e tij të disa veprave penale shumë të rënda, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të pandehurit Cenaj dhe Ajeti kanë strehuar dhe ndihmuar shtetasin Nuredin Dumani me qëllim që t’i shmanget drejtësisë në një moment kur për këtë person ishte caktuar një masë sigurimi nga gjykata. I pandehuri Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione Bujar Ajetit si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim si më poshtë:

1-Shoqëria “HEC DRITA ENERGY”, me NIPT L99524601K, me pronar “R.O.S.P Breçani” shpk, i emëruar administrator për një periudhë kohore nga data 23.09.2019 deri në 23.09.2024 shtetasi Eralbi Breçani, me  objekt veprimtarie “Ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimi i hidrocentralit DRITA, ku përfshihet financimi, projektimi, ndërtimi, vënien në punë, prodhimi, furnizimi, transmetimi, shpërndarja, eksportimi dhe shitja e energjisë elektrike sipas kontratës për “ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e hidrocentralit DRITA, me kapacitet prodhues 1.980 MË, në lumin e Gashit, degë e lumit Valbonë, Bashkia Tropojë, Qarku Kukës. Shitja e elektricitetit të prodhuar në Shqipëri dhe jashtë saj, blerje dhe shitje të pajisjeve për ndërtim HEC-i (tubacione çeliku, turbina, shtylla betoni, aksesorë të tjera,  etj., brenda dhe jashtë vendit)”, me adresë  në Kukës-Tropojë, rruga Dragobi, lumi i Gashit, dega e lumit Valbonë”;

2- Automjeti markës “Audi”, modeli “RS Q8”, vit prodhimi 2020;

3- Automjeti i markës “Mercedez Benz”, modeli “G350d”, vit prodhimi 2017;

4- Llogari bankare në shumën prej 75.000 (shtatëdhjetë e pesëmijë) euro.

Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:26
Dosja e SPAK: Erzen Breçani ndihmoi Nuredin Dumanin të fshihej nga policia, ndërsa ishte në kërkim!

1700671877_erzenbreaninuredindumanibujargermizi.jpg

Bujar Ajeti, Nuredin Dumani dhe Erzen Breçani

Prokuroria e Posaçme (SPAK) mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e ish-zyrtarit të lartë të policisë, Erzen Breçanit, ish-shefit të krimeve Dedan Gjonit dhe të pandehurve të tjerë.

Nga hetimet SPAK ka provuar se Breçani ka ndihmuar Nuredin Dumanin, të pendurin e drejtësisë, për t’u fshehur nga policia, gjatë kohës që ai ishte në kërkim.

Ndërsa të pandehurit Bujar Ajeti dhe Adrian Cenaj akuzohen se kanë strehuar Dumanin.

“Të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur shtetasin Nuredin Dumani i cili ishte në kërkim për kryerjen nga ana e tij të disa veprave penale shumë të rënda, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Të pandehurit Cenaj dhe Ajeti kanë strehuar dhe ndihmuar shtetasin Nuredin Dumani me qëllim që t’i shmanget drejtësisë në një moment kur për këtë person ishte caktuar një masë sigurimi nga gjykata. I pandehuri Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione Bujar Ajetit si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kush është Bujar Ajeti?

Bujar Gërmizi (Ajeti) u arrestua në nëntor 2023 dhe njihet një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Kukës. Bujar Gërmizi akuzohet për krijimin e kushteve për vrasje dhe grupi i tij kriminal ku bënte pjesë u zbërthye përmes aplikacionit “SKY Ecc” Përgjimet nga dosja e hetimore e grupit kriminal, zbuluan planet e Ismail Zenelit për eliminimin e dy vëllezërve Albert e Edmond Nela, të cilët jetojnë në Britani.

Ora 11:53
'Mbi 500 kg kokainë' SPAK: Si bashkëpunonte djali i Breçanit me Ergys Dashin, trafikuan lëndën narkotike nga Amerika e Jugut në Holandë

1700728246_eralbibrecani.jpg

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për grupin kriminal që dyshohet për trafik të lëndëve narkotike, mes të cilëve është edhe djali i ish-drejtorit të Policisë së Tiranës Erzen Breçanit, Eralbi Breçani.

Sipas prokurorëve të SPAK, sekuestrimi i 446 kg kokainë në Holandë në dhjetor të 2021, i atribuohet të pandehurve Ismail Zeneli, Besmir Murtati dhe Eralbi Breçani.

Këta të fundit në bashkëpunim me Ergys Dashi, i ekzekutuar në Ekuador në 2022, dhe persona të tjerë për të cilët vazhdojnë hetimet, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, për trafikimin e kësaj sasie kokaine nga Amerika e Jugut për në Holandë, ku në datën 05.01.2021 u bë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese si dhe arrestimi i një shtetasi holandez.

Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;

Sekuestrimi i kësaj ngarkese me lëndë narkotike të llojit kokainë i është atribuar të pandehurve Ismail Zeneli (në rolin e porositësit dhe financuesit), Artan Sulejmani (financues), Eralbi Breçani (porositës dhe financues), Besmir Murtati (porositës dhe financues) dhe shtetasi Ergys Dashi i cili siguronte furnizimin me kokainë në vendet e origjinës si dhe më tej edhe ngarkimin e saj në port me destinacion portet e Evropës.

Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

Lidhur me këtë fakt penal duhet theksuar se i pandehuri Albert Prenga, ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike. Në  aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, i pandehuri Albert Prenga ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë shqiptarë të paidentifikuar, si dhe me të pandehurin Dedan Gjoni, i cili del në pah si bashkëpunëtor dhe porositës dhe financues në sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar, kurse i pandehuri Bajram Grabova ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berisha: 07/08/2024 22:22

    Shife shife si ndrrojne edhe mbiemrat me qellim qe te zhdukin gjurmet, Adrian Cenaj, ky e ka Dedja mbiemrin, po ja paska huazu gruas nr 2 mbiemrin Cenaj, qe te humbe gjurmet e krimit. Nderkohe qe kjo zonja Cenaj, kishte raste kur nuk i kryheshin detyrat sipas qejfit saj, kercenonte, kjo paska qene aresyeja, lidhja me krimin e organizuar. Pa lere lobon edhe te futet ne politike, hajde hajde sa poshte kemi rene.

    Përgjigju
  • Lui: 07/08/2024 18:53

    Spektakel shqiptar shef krimesh nje kriminel .dhe lihet I lire ne shtepi

    Përgjigju
  • ana: 07/08/2024 18:49

    MALOK I POSHTER,,,,POLIC QE NDIHMON DHE BASHKEPUNON ME KKRIMINELET...

    Përgjigju
  • Fshati: 07/08/2024 17:00

    Nqs, e kuptoj mire na paskan qene hajdute e kriminelë i gjithë grupi udhëheqës me Berishën në krye. Por pyetja është çfarë do të bëjmë me ta, a do ti falim tani apo do të presim që të rikthehen në pushtet?

    Përgjigju
    • Berisha: 07/08/2024 22:11

      Qpun kam une me ket bandit kur un e kam dorzu pushtetin ne 2013 apo ju ka ngecur ora ne 2013 , po gjithsesi pytnja i her kete ku e ka zhdukur Vis Martinin se ky e di shum mire me EDI Ramen tuj ?

  • SHQIPTARI: 07/08/2024 14:47

    Si ka mundësi një që është kriminel DIREKT lihet nëarest shtëpie dhe një i dyshuar deri më tani për korupsion i ndaluar?????Mos më thotë S.P.A.K se është i drejtë vendimi,e fajin e ka gjykata.Së fundë.i po prokuroria përse heshtë?.

    Përgjigju
  • ZE UN TYTA REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 07/08/2024 12:51

    Si ka mundēsi qē turi kali Erzen Breçani lihet i lir kur mbi vete ka gjith kto krime. Obobobobo çfar drejtēsie e çfar shteti ka Albanistani.

    Përgjigju
    • Kola: 07/08/2024 14:28

      Nuk e përballon ajrin e burgutpreteksti ha haaaa .

  • AltinTop: 07/08/2024 12:20

    Do ishte fatkeqsi e madhe per drejtesine ne qofte se keto nuk marrin denime shembullore.

    Përgjigju
  • gramo: 07/08/2024 12:02

    Bandat e Sali Ram Berishes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës