AFGANISTAN - Përfundon procesi i votimeve në zgjedhjet presidenciale në Afganistan. Numri i lartë i votuesve bëri që qendrat e votimeve të qëndronin hapur 1 orë më shumë, deri në orën 17:00 me orën lokale. Këto zgjedhje cilësohen si historike pasi për herë të parë transferimi i pushtetit do të bëhet nëpërmjet kutive të votimit. Rreth 400 mijë policë dhe ushtarë u mobilizuan në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë gjatë procesit të votimeve pas kërcënimeve të talibanëve për sulme.

Në zgjedhje garojnë 8 kandidatë për të pasuar Hamid Karzai, pasi Kushtetuta nuk i lejon të kërkojë një mandat të tretë rradhazi si president. Favoritë për të fituar zgjedhjet janë 2 ish-ministrat e Jashtëm Abdullah Abdullah dhe Zalmai Rassoul si dhe ish-ministrin e Financave Ashraf Ghani Ahmadzai. Megjithatë asnjë nga kandidatët nuk pritet të marrë më shumë se 50% të votave, çka do të çojë në një raund të dytë, më 28 maj.

Zgjedhjet vijnë vetëm 1 ditë pas vrasjes së një gazetareje dhe plagosjes së një tjetre. Sipas mediave ndërkombëtare gazetaret u qëlluan me armë zjarri nga një person i veshur si polic.

ORA 14:00, NUMRI I LARTË I VOTUESVE, I JEPET EDHE NJË ORË SHTESË
Numri i lartë i pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale në Afganistan ka bërë që afati i përfundimit të procesit të votimit të shtyhet me një orë. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 me orën lokale. 

NË ZGJEDHJE GAROJNË 8 KANDIDATË
Në zgjedhje garojnë 8 kandidatë për të pasuar Hamid Karzain, pasi kushtetuta nuk i lejon të kërkojë një mandat të tretë rradhazi si president. Megjithatë vetëm 3 janë favoritët. Bëhet fjalë për 2 ish-ministrat e jashtëm Abdullah Abdullah dhe Zalmai Rassoul si dhe ish-ministrin e financave Ashraf Ghani Ahmadzai. Megjithatë asnjë nga kandidatët nuk pritet të marrë më shumë se 50% të votave, çka do të çojë në një raund të dytë, më 28 maj.

Votimi për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale filloi sot në orën 7 sipas orës lokale dhe do të përfundojë në orën 16 . Në një klimë tensioni mes kërcënimeve të talebanëve për vrasjen e djeshme të fotografes së “Associated Press”, Anja Niedringhaus, rreth 12 milionë afganë janë thirrur në kutitë e votimit për të zgjedhur në mes të tetë kandidatëve
 
Megjithatë vëzhguesit e huaj janë optimistë se procesi zgjedhor do të jetë i qetë dhe transparent.

Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)