KABUL - Ambasada gjermane në Kabul të Afganistanit është mbyllur përkohësisht për shkak të ndonjë sulmi të mundshëm terrorist. Këtë gjë e ka referuar agjencia e shtypit Pajhwok.

Berlini ka konfirmuar mbylljen e aktiviteteve diplomatike pasi shërbimet sekrete gjermane, kohët e fundit, kanë paralajmëruar Ministrinë e Jashtme gjermane mbi mundësinë e ndonjë sulmi të mundshëm nga ana e një lëvizje islamike në kryeqytetin afgan.

Redaksia online
(Elvana Bilali/arsh/shqiptarja.com)