Afganistan, i dërguari amerikan në Doha: Gati për të nënshkruar marrëveshjen me talebanët

Afganistan, i dërguari amerikan në Doha: Gati për të nënshkruar marrëveshjen me talebanët

I dërguari special i SHBA për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, arriti në Katar për raundin e nëntë dhe të fundit të bisedimeve me talebanët dhe tha se ai ishte "gati" për të nënshkruar një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës 18 vjeçare në Afganistan.

Menjëherë pas raundit të fundit, ku duhet të gjendet një kompromis për modalitetet e armëpushimit, Khalilzad do të shkojë në Kabul për të dorëzuar marrëveshjen tek Presidenti Ashraf Ghani.

Ditët e fundit Khalilzad dhe ndërmjetësi i grupit islamik, ish-njeriu i djathtë i mulla Omar, Abdul Ghani Baradar, arritën një kompromis për kohën e tërheqjes së trupave amerikane nga vendi, një nga pikat më të vështira në negociata.

Talibanët kishin propozuar 9 muaj, amerikanët i kërkuan 18. Në fund, ndërmjetësi i Talibanëve pranoi një periudhë prej 14 muajsh.

Talebanët po përpiqen të tregojnë një fytyrë "të moderuar". Ata e dënuan sulmin në një dasëm që u morri jetën e 63 personave, pothuajse të gjithë nga pakica shiite.

Talebanët  kanë premtuar të zhdukin Shtetin Islamik dhe Al-Kaedën, nga Afganistani, në mënyrë që të mos kthehet kurrë në një platformë për të f sulmet xhihadiste kundër Amerikës dhe Evropës.

Tetë raundet e bisedimeve në Doha lejuan që të zbuten pothuajse të gjitha dallimet. Por marrëveshja nuk është mbyllur ende. Mbetet një divergjencë themelore, përkatësisht zonat ku duhet të zbatohet armëpushimi, hapi i parë drejt tërheqjes së trupave të NATO-s, i cili ka ende 20,000 trupa me 14,000 amerikanë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren