SHBA-të dhe Irani kanë vijuar sulmet e ndërsjellta gjatë natës, teksa tensionet mes 2 vendeve janë përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit.

Mediat e huaja, duke cituar autoritetet iraniane kanë raportuar se SHBA-të gjatë natës kanë vënë në shënjestër urat në Iran, një stacion treni dhe një aeroport në jug të vendit.

Nga sulmet e SHBA-së është njoftuar se 7 persona kanë humbur jetën në Iran, ndërkohë që dëmet e përllogaritura janë të shumta.

Ndërkohë Pasdaranët njoftuan një sulm të papritur në bazën amerikane në Al-Tanf në Siri. Gjithashtu sulme me raketa dhe dronë nga Irani janë raportuar edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Katar. Edhe Jordania raportoi se kishte rrëzuar 3 raketa të nisura nga Teherani.

Në Bahrein, ushtria iraniane pretendon se ka shënjestruar avionë amerikanë në një bazë ushtarake. Ndërkohë autoritetet e Katarit raportojnë plagosjen e një fëmije, të goditur nga mbeturinat e raketave pasi ushtria e vendit pengoi sulmet e mëtejshme iraniane.

Lajm në përditësim...