Gruaja e parë afgane e cila kandidojë për të qenë anëtare e Gjykatës së Lartë Supreme në këtë shtet nuk arriti të merte votat e mjaftueshme në parlament. Anisa Rassouli arriti të merte 88 vota nga 96 që duhet të merte për të fituar këtë post.
Rassouli u propozua nga Presidenti Afgan, Ashraf Ghani për të qenë ajo kandidatja për postin vakant në këtë gjykatë. Ai kishte premtuar gjatë fushatësssë tij një vit më parë se do të kandidonte një grua për të qenë pjesë e Gjykatës Supreme, por propozimi i tij nuk arriti të fitonte.
Pas votimit kreu i seancës tha se i kishin thenë presidentit që të nominonte një tjetër person për këtë post.
“Ne i thamë presidentit Ashraf Ghani që të nominonte një tjetër person në këtë post”, - tha kreu i kuvendit
Nëse do të merte votat e mjaftueshme Anisa Rassouli do të ishte gruaja e parë që do të mbante një post të lartë në shtetin afgan.
Pas votimit Rassouli tha se ajo kandidon për të qenë pjesë e gjykatës supreme edhe për ti dhënë një mbështetje sa më të madhe gruas afgane.
“Ka shumë gra të tjera afgane të cilat duan të jenë pjesë e Gjykatës Supreme, për mua nuk qe e shkruar të jem. Gratë janë shumë më mirë dhe më rehatë kur flasin dhe gjykojnë gratë, ndaj për mua nuk është e nevojshme të jem atje”, - tha ajo
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com