AFGANISTAN - Një fotoreportere e agjensisë amerikane të lajmeve “Associated Press” (AP) ka humbur jetën dhe një tjetër po e kësaj agjensie është plagosur nga një sulm i një efektivi të policisë në Afganistan.
 
Lajmi është konfirmuar nga vetë AP ndërsa fotoreporterja e vrarë është Anja Niedringhaus ndërsa kolegia e saj e plagosur Kathy Gannon.
 
Incidenti, ndodhi  brenda një rajoni policie në provincën Khost, në afërsi të kufirit me Pakistanin, në prag të zgjedhjeve presidenciale.
 
Sipas AP, dy reporteret janë qëlluar nga një komandat i policisë me emrin Naqibullah i cili para se të qëllonte ka bërtitur “Allahu Akbar". Ndërsa më pas ai u është dorëzuar policisë.

Niedringhaus ka mbuluar konfliktet duke filluar që nga Ballkani, Kuvajti, Iraku, Libia, dhe Gaza gjatë 20 viteve të fundit. Bashkë me një ekip të “AP” së ajo ka fituar çmimin Pulitzer me një fotografi ekskluzive të luftës në Irak.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)