AFGANISTAN - Të paktën tre persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur ditën e shtunë në Jalalabad, në Afganistan.
Sipas burimeve policore, një atentator kamikaz, ka shpërthyer brenda një makine të mbushur me eksploziv.
Shefi i policisë së Jalalabad, Fazil Ahmad Shirzad, ka konfirmuar prezencën e një civili mes viktimave dhe ka shtuar se dy policë afganë janë vrarë, gjithashtu edhe 4 civil kanë mbetur të plagosur.
Kjo ngjarje, ka ndodhur një ditë pas mbërritjes së Sekretarit të Shtetit Amerikan John Kerry në Afganistan për të lidhur negociata me Presidentin Hamid Karzai për një pakt të sigurisë dypalëshe përpara skadencës së marrëveshjes së 31 tetorit.
Redaksia online
(e.b/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com