Nga një sulm me rraketë në Helmand të Afganistanit, në një vend ku ishte organizuar një dasëm numri i të vekurve arrin në 30 ndërsa i të palgosurve në 50, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të dhënë për AA nga Prefekti i Helmand, Omer Zvak thuhet se është organizuar një sulm me rraketë në një vend ku zhvillohej një dasëm.

Zvak ka shpjeguar së nga sulmi në fjalë të paktë 30 perosna janë vrarë dhe 50 të tjerë janë palgosur. Ai thekson se ky numër është marrë nga spitali qendrorë, ndërkohë që nuk ka ende informacione nëse ka apo jo të vrarë ose të palgosur në spitalet e tjera.

Zvak duke dhënë detaje për sulmin ka thënë se në këtë zonë ka shumë luftime ndërmjet forcave ushtarake dhe guerrilave talebanë. Ai ka shtuar gjithashtu se dyshon që rraketa të jetë hedhur nga ushtria afgane. Për të hetuar këtë gjë është dërguar një delegacion në zonë shtoi ai.

Ndërkohë që të afërmit e viktimave kanë protestuar për zbardhjen e ngjarjes, numri i viktimave mund të rritet.

Nga ana tjetër një nga zëdhënësit e talebanëve, Yusuf Ahmad ka pretenduar se sulmin e kanë kryer forcat ushtarake.