Duke përdorur sasi të larta gazi lotsjellës, policia ka arritur të shpërndajë turmën pasi i vuri flakën ish-hotel ‘Dajtit’, pjesë e Bankës së Shqipërisë. Në bulevard, shihen pllakat e shkulura vendit që mbulojnë rrugën, gurë, bojë e kuqe dhe mbetjet e molotovëve.

Ka ende vatra zjarri nëpër rrugë. Ndërkohë forcat RENEA sapo kanë mbërritur te kryeministria.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë dhe Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti, digjet banka private! 21 efektivë dhe 12 protestues të lënduar