KABUL - Talebanët afganë e cilësuan sot fundin e misionit luftarak të NATO-s si "humbje" dhe "zhgënjim" për koalicionin një ditë pas ceremonisë që shënonte 13 vite ndërhyrje ushtarake në këtë vend.
Forcat luftarake të NATO-s ulën flamurin dje, duke i lenë vendit misionin "Mbështetje e vendosur", me 12 500 trupa, për të ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë afgane që do të fillojë më 1 janar.
"Ne e konsiderojmë këtë etapë si një tregues të qartë për humbjen e tyre dhe për zhgënjimin e tyre", reaguan talebanët në një komunikatë në anglisht.
"SHBA-ja dhe aleatët e tyre pushtues, si dhe të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare arrogante pësuan një humbje të dukshme në këtë luftë asimetrike", shtuan kryengritësit duke akuzuar forcat e NATO-s se e kanë dërguar vendin drejt një gjakderdhje./ATSH/
/Shqiptarja.com