AFGANISTAN – Talebanët lirojnë 355 të burgosu

/ATSH- DPA/ - Rebelët talebanë sulmuan një burg në Afganistanin Juglindor mëngjesin e sotëm, duke vrarë rojat policore dhe lënë të lirë 355 të burgosur, njoftoi Ministria e Brendshme në një deklaratë.
Ndër ta, 148 ishin të dënuar për krime lidhur me sigurinë, thuhej në deklaratë, duke treguar se shumica e tyre ishin talebanë.
Të tjerët ishin dënuar për vepra të ndryshme kriminale.
"Të paktën 10 militantë sulmuan burgun në qytetin Ghazni, kryeqytetin e provincës me të njëjtin emër", njoftoi anëtari i këshillit provincial, Nasir Ahmad Fakiri.
"Një person hodhi veten në erë në portën e burgut duke u mundësuar atentatorëve të tjerë të hyjnë brenda", shtoi ai.
Nga sulmi që zgjati një orë, u vranë tre talebanë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera