Afganistan, Uashingtoni pranon se avioni ushtarak i rrëzuar i përkiste inteligjencës amerikane (VIDEO)

Mbetet ende mister rrëzimi i një avioni ushtarak amerikan të inteligjencës në Afganistan dhe numri i viktimave të mundshme.

Ndërsa vetëm sonte gjatë natës Pentagoni ka pranuar vërtetësinë e lajmit, talibanët thonë se ishin ata që e goditën me raketa dhe se janë duke kërkuar për disa të mbijetuar.

Për orë të tëra, nuk dihej asgjë për incidentin, i cili ndodhi të hënën në provincën lindore të Ghazni, e kontrolluar nga talibanët.

Arsyet e aksidentit mbeten të panjohura, në fillim besohej se avioni i rrëzuar ishte i kompanisë afgane Ariana por lajmi u mohua.

Shtetet e Bashkuara dhe Talibanët po negociojnë një armëpushim për të lejuar nënshkrimin e një marrëveshje paqeje dhe të lejojnë rreth 13,000 ushtarë amerikanë të kthehen në shtëpi dhe të hapin rrugën për një marrëveshje të gjerë pas luftës.

Talebanët aktualisht kontrollojnë ose mbizotërojnë rreth gjysmën e vendit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK